Anullohet koncensioni Thumanë-Kashar, ishte fituar nga Gener 2

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP-së për aksin Kashar-Thumanë.

Ky është komunikimi im  i parë zyrtar.

Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Rruga Thumanë – Kashar.
Kjo rrugë është e gjatë 21 kilometra. Ajo i ishte dhënë me koncesion firmës Gener 2 të Bashkim Ulajt.
Është rrugë fushore dhe kishte një kosto të frikshme, plot 337 milionë euro.
Në dokumentat e tenderit rezulton se qeveria do të dilte garant, për kredinë që do të merrte firma ndërtuese Gener 2.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne