Bota

Sekreti i “luftës së padukshme” izraelite në Siri

Izraeli me vite ka mohuar pretendimet se ka pas rol në financimin dhe armatimin e kryengritjes kundër Asadit në Siri, ndërsa shumë shpesh zyrtarët izraelit ishin”pa komente”, edhe atëherë kur ishin të përballur me prova të shumta të armëve izraelite të gjetura në duart e Al Kaidës. Por kjo krejt ndryshoi kur në numrin e ri të gazetës Sunday Times në intervistë me ish komandantin e ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot i cili më në fund ka pohuar se forcat izraelite(IFD) kanë furnizuar me armë kryengritësit në Siri, dhe ka pranuar se një kohë të gjatë ka udhëhequr “luftë të padukshme” në Siri i cili ka përfshirë” me mijëra sulme”.

Intervista paraqet për herë të parë ndonjë zyrtari i lartë ushtarak apo qeveritar i cili në tërësi ka pranuar se ka dërguar ndihma ushtarake përveç ”ndihmës humanitare”, sikurse që ishte ndihma mjekësore, militantëve sirian të cilët kanë dështuar të përmbysin qeverinë e Asadit, dhe tani me sa dukej që shefi ushtarak izraelit ka vërtetuar duke pranuar se IDF ka siguruar”armatim të lehtë”, pas disa vitesh raportimesh ka zbuluar programim e madh të ndihmës së dhënë grupeve të shumta kryengritëse në Siri duke përfshirë edhe pagat e tyre, në mesin e të cilave edhe degët e njohura të Al Kaidës në Siri.

Kjo tani po del në shesh pasi që qeveria siriane me vite ka akuzuar Izraelin në partneritet me shtetet perëndimore dhe arabe, sikurse që janë SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite, Katari, Turqia, Jordania, për financim dhe armatim të kryengritësve të Al Kaidës dhe ISIS-it si pjesë e planit sekret për ndryshimin e regjimit në Damask dhe aleatët e saj Iranit dhe Hezbollahut. Nga këta, shteti si Katari ka publikuar se ishte roli i madh sekret i tyre në Siri.

The Sunday Times shkruan për pranimin kyç i cili vie nga gjeneral-koloneli izraelit Gadi Eisenkot dhe atë: për herë të parë ka pranuar se Izraeli i ka furnizuar grupet kryengritëse në hapësirën kufitare me armë të lehta për ”vetëmbrojtje”. Izraeli ishte lojtari i fshehur në arenën e luftës në Siri. Eisenkot është lavdëruar në intervistë:” Kemi punuar në hapësirën nën kontrollin e rusëve ndonjëherë kemi gjuajtur caqet një ose dy kilometra nga pozitat ruse” për të shkatërruar armët iraniane në Siri. Në këtë çast shefi ushtarak i IDF-së ka pranuar se ka kryer”mijëra” sulme në Siri. “Ne kemi kryer mijëra sulme gjatë viteve të fundit pa marrjen e përgjegjësisë dhe pa sqarime” ka pranuar Gadi për Sunday Times.

Revista Foreign Policy ka konfirmuar se mbështetja e Izraelit grupeve kryengritëse ka filluar në vitin 2013 dhe atë me financimin e grupeve në Quneitra në të cilën ushtria siriane në vitin 2013 ka konfiskuar armë izraelite nga duart e kryengritësve. Në raport cekte se Izraeli ka dërguar armë grupeve kryengritëse dhe atë pushkët, mitraloz, raketa hedhës dhe vetura. Së pari i ka dërguar kryengritësve pushkët M16 nëpërmjet së cilës nuk do të mund të identifikonin Izraelin si dërgues, e më vonë kanë filluar të furnizojnë me armë dhe municion dhe pushkët e vjedhura nga dërgesa iraniane Hezbollahut të cilën Izraeli i ka konfiskuar në vitin 2009.

Por, një numër i analistëve tregojnë se mbështetja izraelite ka filluar më herët. Hulumtimi i mëparshëm i Wall Street Journal ka zbuluar se në këtë lidhje kanë qenë të përfshirë edhe transporti i armëve, pagave dhe shërimi i kryengritësve të plagosur në spitalet izraelite, të cilët ishin promovuar publikisht në të cilin shihej edhe Netanjahu duke u përshëndetur me ta. Ish ushtrues detyre i drejtorit të CIA-së, Michael Morell direkt ka thënë se “loja e rrezikshme” izraelite në Siri përbëhet prej asaj që ka hyrë në aleancë me Al Kaidën me qëllim të luftës kundër Iranit shiit.

Viteve të fundit, shumë ish zyrtar izraelit dhe të tanishëm të sigurisë kanë shkuar aq larg në deklarata e tyre se në thelb ISIS-i ishte më i pranuar për ta se sa Irani dhe Asadi. Për shembull ish ambasadori izraelit në SHBA, Michael Oren në vitin 2014 ka befasuar opinionin në festivalin Aspen Ideas në Kolorado kur ka komentuar lidhur me ISIS-in:” Më pak nga dy të këqijat janë sunitë, e jo shiitë. Michael Oren kur e ka artikuluar politikën mbrojtëse izraelite në tërësi ka pranuar se konsideron se ISIS-i është” keqja më e vogël”.

Ngjashëm me këtë, për Netanjahun dhe zyrtarët tjerë izraelit shqetësimi kryesor kurrë nuk ka qenë kulti i zi i vdekjes i cili ka incizuar prerjen e kokave amerikanëve dhe djegien e njerëzve të gjallë, por mundësia, me fjalët e Henri Kisingjerit se” e krijimit të rripit shiit proiranian nga Teherani në Bejrut”, dhe vendosja e “perandorisë radikale iraniane”.

Ajo që është e qartë dhe tani zgjidhje përfundimtare për dhënat historike është se izraelitët me vite kanë fshehur “dorën e tyre të padukshme” në luftë të cilën e kanë maskuar me ”ndihmë humanitare”, të cilën tani në tërësi e ka pranuar komandanti suprem ushtarak izraelit. Me fjalë tjera ndihma humanitare ishte perdja e mjegullt dhe mbulesa për luftën sekrete në Siri, të cilët neve si edhe shumë mediat tjerë të pavarur me kohë kemi raportuar shumë herë, Ajo që dikur ishte “teoria e konspiracionit” sot është fakt i pamohueshëm.

Burimi : ePogledi/ ml

OPINIONE