Shqiperia

Propozimi i Metës për Bahri Shaqirin në KLSH, Manjani: Presidenti paska marrë vulën me vete

Propozimi i sotëm i presidentit Ilir Meta për Bahri Shaqirin si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka sjellë reagime të shumta, për shkak se ai është një figurë e ricikluar.

I pari ndër ata që reagoi ditën e sotme është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ai shkruan me ironi në Facebook se presidenti e paska marrë vulën me vete në Mal të Zi.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Presidenti, nga Mali i Zi ka lëshuar një dekret, për kryetarin e KLSH.

Paska marrë vulën e Presidencës me vete.

Bahri Shaqiri ka mbajtur më herë postin e kreut të SHISH, ndërsa së fundi ka qenë këshilltar i presidentit Meta për çështjet e sigurisë.

Po ashtu Shaqiri ka punuar si këshilltar në disa prej ministrive në vend, mes tyre dhe në atë të Financave, ku duket se ka marrë eksperiencën e nevojshme për të drejtuar KLSH-në.

OPINIONE