“Anulo check up-in, ushqe 500 mijë të uritur”, mjeku del në protestë me studentët

Pedagogu dhe mjeku i njohur, Pëllumb Pipero u është bashkuar sot studentëve të Mjekësisë, që protestojnë para Kryeministrisë për ulje të taksave dhe përmirësim të cilësisë në arsim.

“Emocion i veçantë, me studentët, për studentet dhe kauzën e tyre të drejtë!”, shkruan Pipero.

Një ditë më parë, i nxitur nga shkrimi i gazetarit Erl Kodra, Pipero publikoi një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama, ku i kërkonte anulimin e C’heck up’-it si dhe konçensionet e tjera në shëndetësi.

Pipero argumentonte se do të ishte më efikase dhe do t’i shërbente më shumë shëndetësisë dhe Shqipërisë sikur për tre vjet të ndalej check up-i dhe me ato para të ushqeheshin 500 mijë të uritur në Shqipëri.

“Populli thote se gjuha vete ku dhemb dhembi ndaj dhe une dua ta pyes shume sinqerisht KM tim, jam gati edhe te debatoj/dialogoj me te dhe te sjell argumentat e mia:

  1. Perse Zoti KM nuk e “ngrin” per nje periudhe 2-3 vjecare chekup-in dhe te analizosh sa vlen, sa kosto efektiv eshte?
  2. Perse Zoti KM nuk monitorohet koncesioni i Dializes dhe madje te gjeni kurajon ta anulloni ate nese oraktika e botes eshte me e mire?!
  3. Perse Zoti KM nuk monitorohen koncesionet ose outsorsing-et e tjera ne shendetesi?
  4. Perse Zoti KM nuk gjeni kurajon te riorganizoni tenderimin e medikamenteve ne shendetesi, ta beni sic behet ne europe dhe jo sic e bene te paret e mi ne kohen “time”. Ministria ben politika Zoti KM, sot per fat te keq vazhdon te beje edhe/vetem tendera?!
  5. Pse nuk keni kurajo te plotesoni kerkesat e studenteve, sa kohe thoni jane te realizueshme, dialogu i pretenduar i bije te jete vetem formal?
  6. Pse nuk keni kurajon te abrogoni ligjin e arsimit te larte?
  7. Pse nuk e shkundni nga themelet zgjedhjen e shemtuar te deritanishme te organeve drejtuese ne universitete. Ajo eshte e politizuar deri ne palce. Do ishte me mire dhe me e ndershme te emeroheshin se sa te zgjidhen keshtu dhe te struken nen jaka para jush ne ballafaqim?
  8. Pse nuk e beni parlamentin me 100 deputete, pse kaq shume deputete ne nje vend kaq te varfer. Dhe cfar deputetesh, pjesa me e madhe te pa arsimuar, disa te inkriminuar etj etj?
  9. Dhe nje te fundit por jo per ne fund, ne spitalin infektiv prej me shume se 15 vjetesh, rekordi Gines nuk mjafton, jeton nje invalid, u sherua nga semundja por nuk i shpetoj pasojave, dhe vendosi te jetoje aty, ne “shtepine e babait”, u martua aty, lindi femije aty, ka mare dhe shtepi nga bashkia por vazhdon te jetoje aty edhe pse mer gjithcka i takon nga shteti. Dhjetra njoftime, edhe nje ne kabinetin tuaj, dhe askush nuk kujtohet ta coje ne shtepi ose te gjeje nje zgjidhje tjeter sepse Spitali universitar eshte per te semuret jo invalidet?!”, shkruan Pipero.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne