HRW zbuloi se Greqia ka kthyer prapa emigrantët në Turqi

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (HRW), bëri të ditur se është zbuluar që Greqia i ka kthyer prapa në drejtim të Turqisë emigrantët, të cilët kaluan lumin Meriç, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve greke dhe Komisionit Evropian që ta hetojnë këtë çështje.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga HRW thuhet se “Forcat greke të sigurisë në kufirin tokësor me Turqinë rregullisht i kthejnë prapa me forcë emigrantët. Në disa raste forcat greke të sigurisë ushtrojnë forcë ndaj emigrantëve dhe dëmtojnë gjësendet e tyre”.

Duke vënë theksin se emigrantët janë intervistuar edhe në Turqi edhe në Greqi, në deklaratë në mes tjerash u tha se “Autoritetet greke duhet të hetojnë urgjentisht akuzat për dëbimin e paligjshëm dhe kolektiv të emigrantëve nga ana e policisë, përfshirë edhe rojet kufitare”.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se Komisioni Evropian, i cili i dha ndihma financiare Greqisë për çështjen e emigrantëve, duhet të ushtrojnë presion që të fillojë një proces ligjor sipas ligjeve të BE-së në lidhje me pretendimet e dhunës dhe kthimit.

Todor Gardos, hulumtuesi evropian për HRW deklaroi se “Personat, të cilët nuk kanë kryer asnjë krim janë ndaluar, rrahur dhe dëbuar nga Greqia duke i injoruar të drejtat dhe sigurinë e tyre”.

Duke theksuar se është e nevojshme që Greqia të pengojë dhe fillojë një hetim të përgjithshëm në lidhje me pretendimet për “kthim”, Gardos vijoi me këto fjalë: “Krahas mohimit të qeverisë duke qartë që Greqia mbyllë qëllimisht portat për këta njerëz, të cilët përpiqen për të arritur në BE nëpërmjet kufirit mbi lumin Meriç”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne