Apeli e dënoi me burg për 1 vit, Salianji tërhiqet nga kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit në Gjykatën e Tiranës

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i ka bërë një tjetër kërkesë drejtësisë, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje te ekzekutimit të dënimit me burg.Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.


Salianji që mbahet i izoluar në Burgun e Fierit pritet të përfaqëohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Avokatët pritet të terhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka më objekt.

Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet gjykata e lartë e cila më datën 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne