Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, lihen në arrest shtëpie Berisha dhe Malltezi

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të cilët janë në hetim për dosjen e ish-kompleksit Partizani, kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Por Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga GJKKO për kreun e PD-së dhe dhëndrin e tij.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi

Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne