Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së për gazetarin Elton Qyno

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno. Gazetari kishte ankimuar vendiminm, por togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 06.01.2024, ora 14:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.Q., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lejim sekuestroje…”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ndalimin e publikimit të këtij vendimi në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale./tpz

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne