Shqiperia

Apeli lë në fuqi vendimin për ‘Lazaratin’, familjarët sulmojnë gazetarët dhe gjyqtarët

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për dosjen ‘Lazarati 2’. Seanca është shoqëruar me tensione, ku familjaret kanë sulmuar gazetarët dhe gjyqtarët. Familjarët kanë gjuajtur me karrige gjyqtarët dhe gazetarët.

Vendimi i Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin me 118 vite burg për 9 të akuzuarit e dosjen ‘Lazarati 2’. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia. Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.

Pretenca e Prokurorisë për grupin që vrau efektivin e FNSH në Lazarat në vitin 2015:

Arbjan Aliko e Borjan Boçia, burg përjetë

Elvis Boçia 35 vite

Xhulio Malo 10 vite

Albion Aliko 17.6 vite

Elson Kazma 17.6 vite

Klodian Selimi 13 vite

Oltion Proko 9 vite

Dervish Çoko 18 vite

Rohan Hirja 18 vite

Iliaz Xhaferaj 15 vite

Vrasja e Ibrahim Bashës
Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.

Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

OPINIONE