Arabia Saudite aktivizon sistemin nga i cili do të bëhen aplikimet për umre

Ministria e Arabisë Saudite për Haxhin njoftoi se duke filluar nga sot do të aktivizojë aplikacionin “İtemerna” prej ku do të bëhen sërish aplikimet për umre, vizitat e së cilës u ndërprenë për rreth 6 muaj për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se duke filluar nga dita e sotme do të hapet për përdorim aplikacioni “İtemerna” prej ku do të bëhen aplikimet për umre të cilat do të rifillojnë sërish në mënyrë graduale më 4 tetor.

Burimet e Ministrisë së Brendshme në një deklaratë më 23 shtator ndanë informacionin se ata që dëshirojnë të kryejnë umren brenda vendit do t’u lejohet 30 për qind e kapacitetit të Mesxhid-i Haram-it brenda së cilës ndodhet Qabeja në Mekë (6.000 njerëz në ditë), ndërsa që nga 18 tetori kapaciteti do të rritet në 75 për qind për vizitorët brenda vendit për Mesxhid-i Haram dhe Mesxhid-i Nebevi.

Ndërsa që nga nëntori do të fillojë pranimi nga brenda dhe jashtë vendit për umre dhe adhurim ku në këtë fazë Mesxhid-i Haram dhe Mesxhid-i Nebevi do të hapen për adhurim me kapacitet të plotë duke marrë masat kundër COVID-19.

Për shkak të COVID-19 këtë vit adhurimi i haxhit u kufizua vetëm për ata që jetojnë në Arabinë Saudite dhe nuk u pranuan haxhinjë për haxh nga vendet tjera./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne