BE e shqetësuar lidhur me tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se përleshjet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë një burim shqetësimi serioz dhe u bëri thirrje palëve të ndalojnë veprimet ushtarake.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Michel tha se lajmet për përleshje në Malësinë e Karabakut shkaktojnë shqetësim serioz.

Michel njoftoi se për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve është e nevojshme që fillimisht të ndalen veprimet ushtarake dhe se rruga e vetme për zgjidhje është rikthimi në bisedime pa parakushte.

Ministra e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë njoftoi se ushtria armene mëngjesin e sotëm duke kryer provokime të gjera në vijën e frontit, hapi zjarr me armë të kalibrit të madh, artileri të topave dhe mortaja ndaj pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase dhe vendbanimeve civile.

Gjithashtu në deklaratë u bë e ditur se komanda e ushtrisë së Azerbajxhanit për të ofruar sigurinë e popullatës civile vendosi të fillojë kundërsulmin përgjatë gjithë vijës së frontit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne