Opinion

Emiljano Duci, Bajram Kabashi dhe mbeshtetja e fondamentalizmit katolik per terroristet e MEK-ut

nga Olsi Jazexhi

Në datën 25 shtator 2020 unë dhe rreth 40 besimtarë muslimanë nga Shqipëria dhe Kosova u shoqëruam në rajonet e policisë së Tiranës, pasi në mëngjes të datës 25 unë njoftova në facebookun tim se pas faljes së ditës së xhuma (premte) një grup besimtarësh do dorëzonim në kryeministri, ministrinë e brendshme dhe ministrinë e drejtësisë një peticion të firmosur nga 3600 qytetarë. Peticioni ynë proteston kundër torturës dhe diskriminit që regjimi katolik i Rilindjes së Edi Ramës bën kundër muslimanëve shqiptarë dhe në veçanti kundër imam Genci Ballës i cili që nga data 1 gusht 2020 i është nënshtruar torturave psikologjike, fetare dhe fizike të sistemit 41 bis.

Peticioni ynë nuk arriti të dorëzohet në orën 2 pm pas xhumasë sikur ishte planifikuar. Strukturat halldupe të policisë së antiterrorit të cilat janë nën komandën e ministrit të brendshëm katolik Sandër Lleshaj, në mënyrë anti-demokratike e anulluan proçesin qytetar të dorëzimit të peticionit duke terrorizuar me dhjetra muslimanë në të gjithë vendin dhe treguar qindra mijërave të tjerë që nëse bëni peticione demokratike – ne u shoqërojmë në rajone të policisë sikur të jeni kriminelë. Mediat dhe televizioniet që kisha porositur të dalin para kryeministrisë në orën 2 pm ngelen pa deklaratat që unë do jepja pasi policia e Lleshit ndaloi aksionin tonë qytetar dhe demokratik. Unë u ndalova nga policia e shtetit në orën 1.20 e cila më mbajti në rajonin e policisë nr. 6 deri në 8.30 të darkës. Ndalimi im u bë me pabesi. Policia më hoqi lirinë duke mos më lënë që të fal as namazin e xhumasë dhe duke më sabotuar aktin demokratik të dorëzimit të peticionit.

Qëllimi i policisë së antiterrorit ishte që të sabotonte dorëzimin e peticionit dhe frikësonte qytetarët shqiptarë që kanë nënshkruar këtë peticion i cili proteston kundër përdorimit të torturës në burgjet shqiptare. Ndalimi masiv i qytetarëve u bë me pretendimin e rrejshëm se ne do organizonim një tubim të paligjshëm. Antiterrori ia arriti qëllimit duke sabotuar peticionin por nuk arriti të proçedoj asnjë person pasi unë dhe besimtarët e ndaluar nuk kishim bërë asnjë vepër penale. Gjatë marrjes në pyetje nga OPGJ B.L. e përgëzova policin që më mori në pyetje, drejtorin e policisë së antiterrorit dhe ministrin Sandër Lleshaj për sabotimin e dorëzimit të peticionit. Në marrjen në pyetje u zhgenjeva pak pasi pritja të kisha në dhomë Gledis Nanon dhe drejtues të tjerë madhorë të policisë së antiterrorit.

OPGJ-së që më mori në pyetje i kërkova me insistim Gledis Nanon dhe antiterrorsat e tjerë që më ndjekin natë e ditë! Doja ti shihja në sy zbirrot që më përgjojnë natë e ditë! Por dëshira ime nuk u përmbush. Gledisi me shokë nuk më erdhën në takim! Me OPGJ-në që më merrte në pyetje komunikonin nga larg dhe në Whatsapp.

OPGJ-së që më mori në pyetje, pasi i thashë që duhet t’u vijë turp që na sabotuan dorëzimin e peticionit me mënyra hileqare, i premtova që nëse duam herë tjetër të bëjmë protestë kundër torturava që regjimi i Rilindjes po bën kundër besimtarëve muslimanë, protestat do ti bëjmë sipas ligjit dhe pa patur frikë nga shteti policor dhe islamofobik i regjimit Rama. Sandër Lleshi dhe regjimi katolik i Rilindjes nuk na frikëson dhe nuk na i heq dot liritë demokratike që na jep Kushtetuta.

Megjithatë, një ditë pas shoqërimit tonë në rajonet e policisë një person me emër të rremë, Emiljano Duci, që duket se është mercenar i organizatës ish-terroriste të Muxhahedinëve Iranianë ka postuar një shkrim në faqen e ekstremistit katolik Bajram Kabashi, një renegat kosovar që jeton në Norvegji dhe është vënë në shërbim të MEK-ut prej disa kohësh. Shkrimi i Emiljano Ducit me titull: “Mbështetja e Olsi Jazexhiut për ISIS dhe ekstremizmin” pretendon që unë Olsi Jazexhi mbështes ISIS-in dhe këtë mbështetje e bëj me urdhër nga hoxhallarët e Teheranit.

Në shkrim përmendet sesi qeveria iraniane i etiketon Muxhahedinët (MEK) si terroristë dhe nuk i quan opozitë iraniane sikur femrat ish-terroriste plaka të Manzës kanë qejf ta quajnë veten. Mercenari Emiljano Duci qe ka frikë të më dali përballë dhe të shkruaj me emrin e tij, mua më quan agjent të regjimit iranian dhe ideja që shkrimi jep është që ka një aleancë ndërmjet meje, Iranit, ISIS-it dhe xhihadistëve të Sirisë.

Për sa më sipër, më duhet të bëj disa sqarime ndaj ish-terroristëve të MEK-ut, xhihadistes Maryam Rajavi dhe anonimit Emiljano Duci. Historia ime dëshmon katërcipërisht që unë kam qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të shqiptarëve që CIA amerikane, regjimet arabe të Lindjes së Mesme dhe SHISH-it rekrutuan dhe dërguan si xhihadistë në Siri. Emiljano Duci, Behzad Safari, Maryam Rajavi dhe të gjithë prostitutat, vrasësit, terroristët dhe kriminelët që janë në shërbim të terroristëve muxhahedinë në Shqipëri mund ta vërtetojnë këtë fare mirë. Unë i sfidoj xhihadistët e MEK-ut dhe mercenarët e tyre shqiptarë që të ballafaqohem kudo që ata të duan për këto që unë them.

Dy: mbështetja ime për imam Genci Ballën nuk bëhët nga ndonjë simpati për ISIS-in – aleatin e Izraelit dhe MEK-ut në Siri, Xhahbat al-Nusrën etj. Maryam Rajavi dhe të gjithë shërbimet inteligjente të botës e dinë që ISIS-i u krijua nga Izzat Ibrahim al-Douri, marshalli suprem i Sadam Huseinit në Irak, i cili ishte edhe një nga krijuesit e armatës terroriste muxhahedine dhe mbikqyrës i kampit Ashraf. Pra Maryam Rajavi me mercenarët e saj shqiptarë në vend se të akuzojnë Teheranin për ISIS-in duhet të bëhen pak të sinqertë dhe të pranojnë që të dy janë prodhime të muhabaratëve të Sadam Huseinit, Arabisë Saudite, Emiratave Arabe etj.

Mbështetja ime për Genci Ballën nuk urdhërohet nga Teherani, Ankaraja, Pekini, Moska apo Uashingtoni. Idiotët kundërshtarë nëse bëjnë pak lexime duhet ta dinë që Teherani i vret xhihadistët e ISIS-it dhe Xhehbet al-Nusrës dhe nuk i mbron ata. Imam Genci Balla mbështetet nga unë personalisht jo për idetë e tij, por mbi baza humanitare dhe të drejtat e njeriut. Kjo pyetje që m’u bë edhe ne polici, mori këtë përgjigje! Imam Genci Balla po mbrohet nga unë pse ai po torturohet në mënyrë kriminale nga triniteti katolik Rama – Lleshaj – Gjonaj. Ai është lënë pa bukë prej disa javësh dhe po vdes duke jetuar me serume. Regjimi katolik pro-muxhahedin shqiptar është duke vrarë një qytetar shqiptar vetëm për faktin se ai është besimtar musliman dhe se vdekja e tij do i shërbejë regjimit të Edi Ramës për të marrë fletë lavdërimi nga Uashingtoni. Regjimi i Rilindjes ndërsa strehon në vendin tonë një armatë paramilitariste me mbi 7000 xhihadistë iranianë, ka braktisur në Siri me dhjetra fëmijë dhe gra shqiptare të cilët vriten, përdhunohen, torturohen nga terroristët kurdë.

Ashtu sikur unë dua të ndaloj torturën dhe vrasjen që po i bëhet imam Genci Ballës, po ashtu dua që në Shqipëri të sillen dhe shpëtohen gratë dhe fëmijët shqiptarë të ‘xhihadistëve’ që regjimi katolik i Rilindjes i ka lënë peng të organizatave terroriste në Siri dhe po ashtu dua që shteti shqiptar t’i japi fund aktivitetit kriminal dhe xhihadist të MEK-ut në Shqipëri. Regjimi i Rilindjes me në krye Pandeli Majkon, një person me histori të errët dhe mbështetës i burgjeve sekrete dhe torturave të CIA-s në Ballkan, sot është bërë aleat i terrorizmit muxhahedin, kurd etj ndërsa torturon nëpër burgje qytetarët shqiptarë dhe të tjerë i braktis në Siri.

Regjimi i sotëm i Rilindjes së Edi Ramës është bërë palë me terrorizmin ndërkombëtar. Ndërsa qeveria Rama e ka kthyer policinë e antiterrorit në një polici anti-shqiptare dhe terrorizuese kundër komunitetit musliman, ajo bën çfarë mundet që të mbrojë ish-terroristët muxhahedinë me aktet kriminale, terroriste dhe xhihadiste që ata bëjnë në Shqipëri. Unë jam sulmuar nga policia e antiterrorit edhe para një muaji, kur sëbashku me gazetarin Gjergji Thanasi, deputetin Kujtim Gjuzi etj organizuam një konferencë shtypi në Hotel Tirana International ku do të ekspozonim para mediave aktet ilegale të policisë së shtetit kundër defektorit muxhahedin Ehsan Bidi, i cili më urdhër të komandës xhihadiste të MEK-ut apo me para korrupsioni nga ata, apo me influenca të tjera u burgos ilegalisht për një vit dhe më pas u trafikua në mënyrë kriminale nga policia në kufirin shqiptaro-grek ku ndoshta edhe do ishte vrarë. Antiterrori na sabotoi konferencën për shtyp, jo nëpërmjet shoqërimit në rajone të policisë por duke kërcënuar pronarin e Hotel Tirana International që të mos na lejojë të flasim para mediave nën justifikimin e pandemisë së koronavirusit. Sandër Lleshaj dhe antiterrori kanë frikë nga unë, sikur ka frikë edhe Maryam Rajavi dhe banda e saj xhihadiste. Nga që nuk përballen dot me mua mediatikisht apo edhe ligjërisht, ata përdorin mjete jo-ligjore dhe hile për të më mbyllur gojën. Shoqërimi im dhe afro 40 besimtarësh në datën 25 shtator 2020 ishte pjesë e kësaj strategjie. OPGJ-ja që më mori në pyetje në rajonin e policisë, kur i thashë që nuk na ndaloni dot nga dorëzimi i peticionit, më tha që po të duam të fusim gjobë për thyerje të karantinës. Pra shoqërimi im në rajonin e policisë, kërcënimi ndaj Hotel Tirana International, kërcënimi që antiterrori i ka bërë shumë televizioneve që të mos më thërrasin në media bëhet me një qëllim: Mbyllja e gojës! Regjimi i Ramës ka frikë të përballet me mua mediatikisht!

 

Në përfundim të këtij shkrimi dua që ti përgjigjem edhe njëherë mercenarit anonim Emiljano Duci dhe kaqolit kosovar Bajram Kabashi që ka kthyer revistën Drini në një platformë të terrorizmit ndërkombëtar. Këta derdimenë duhet ta dinë që unë nuk jam mbështetës i ISIS-it. Nuk marrë urdhëra nga hoxhallarët e Teheranit për të mbrojtur komunitetin musliman, hoxhallarët dhe qytetarët e tjerë të Shqipërisë. Aksioni im demokratik bëhet në emër të humanizmit, fesë Islame dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Nëse veprat e mia nuk janë kështu, unë i sfidoj këta langaraqë që të përballen me mua ku të duan dhe si të duan, por si burra dhe jo si anonimë.

Qytetarët shqiptarë sot duhet ta dinë që po përballen me një qeveri hajdute, kuislinge dhe fashiste katolike. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vendosur të gjithë armatën e policisë së shtetit në mbrojtje të një organizate xhihadiste, MEK-ut, ndërsa në anën tjetër po ky regjim po torturon qytetarët muslimanë shqiptarë në emër të antiterrorit. Besimtarët muslimanë që janë dënuar për xhihadin në Siri, shumica janë të pafajshëm. Ata nuk kanë bërë asnjë faj – nëse krahasohen me vrasjet, thirrjet për luftë, ushtrimi i aktiviteteve anti-kushtetuese, tortura, pengmarrja etj që MEK-u bën në Shqipëri.

Megjithatë lajmi i mirë është se qytetarët shqiptarë po zgjohen! Imam Armand Aliu dhe besimtarë të shumtë pyesin qeverinë Rama, pse burgos dhe arreston besimtarët shqiptarë si terroristë në një kohë që ju mbroni e strehoni 7000 xhihadistë iranianë në vendin tonë? Pse po vrisni me tortura imam Genci Ballën në një kohë që xhihadistja Maryam Rajavi ha dreka e darka me ju dhe gëzon mbrojtje shtetërore? Pse shqiptari musliman trajtohet si qen ndërsa xhihadistët iranianë trajtohet si pari? A nuk jemi të barabartë para ligjit?

 

Këto pyetje ia bëra edhe unë policisë kur më morën në pyetje në rajonin e policisë nr. 6 në datë 25 shtator 2020. Policia nuk dinte si të më përgjigjej! Më thoshte: që ne zbatojmë urdhërat! Unë e di që policia nuk ka faj pse ata janë robotë. Faji është politik! Polici i OPGJ-së më bëri një pyetje: më tha pse nuk i drejtohesh gjykatës për rastin e imam Genci Ballës por ke bërë peticion? Përgjigja ime ishte: imam Genci Balla po torturohet me një urdhër politik që ka dalë nga ministrat katolik Lleshaj – Gjonaj dhe aprovuar nga Edi Rama. Një urdhër politik duhet ndryshuar me një vendim politik! Çështja e imam Genci Ballës është çështje politike. Imam Genci Balla është i dënuar dhe i persekutuar politik. Sulmi politik ndryshohet nëpërmjet akteve politike. Dhe peticioni është një demonstrim vullneti politik qytetarësh, të cilët i kërkojnë sundimtarëve mizorë që të rishikojnë politikat e tyre.

Me burgosjen politike që regjimi katolik Rama – Lleshaj – Gjonaj po i bën muslimanëve shqiptarë; me terrorizimin që policia e antiterrorit po i bën besimtarëve dhe hoxhallarëve shqiptarë nga Vermoshi e deri në Konispol, regjimi katolik i Ramës po rebelon muslimanët e Shqipërisë. Protestat, peticionet dhe aksionet tona demokratike për ti dhënë fund diskriminimit fetar në Shqipëri nuk do të ndalojnë! Nuk na trembni dot as me shoqërimet në polici dhe as me kërcënimet terroriste të muxhahedinëve iranianë!

Aleanca e turpshme e fondamentalizmit katolik në Shqipëri i cili përfaqësohet sot nga i zgjedhuri i Vatikanit dhe Ismail Kadaresë, Sandër Lleshaj, me terrorizmin e MEK-ut është një njollë e errët për historinë e katolicizmit në vendit tonë. Qytetarët katolik shqiptarë nuk duhet të ndjekin shembullin e kaqolit Bajram Kabashi, Sandër Lleshajt etj. Katolikët shqiptarë janë vëllezër me muslimanët dhe jo me terroristët iranianë të Marjam Rajavit. Ata duhet që të kujtojnë historinë e Sabri Koçit me Zef Pllumin që vuajtën të dy në burgjet e komunizmit dhe nuk duhet të bëhen palë me ekstremizmin e regjimit të Ramës i cili persekuton klerin islamik.

Koha do t’a turpërojë regjimin katolik të Rilindjes dhe ne komunitetin musliman shqiptar do të na nderojë! Këtë duhet ta dijë edhe mercenari muxhahedin Emiljano Duci!

OPINIONE

INTERVISTA