Ushtria e Azerbajxhanit çliron 6 fshatra nga pushtimi armen

Ushtria e Azerbajxhanit në kuadër të kundërsulmit që e filloi pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit çliroi disa vendbanime nga pushtimi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, nënkoloneli Anar Eyvazov në një konferencë për media tha se kanë kaluar nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit fshatrat Karahanbeyli, Gervend, Köy Gerediz, Abdurrahmanlı i Sipërm të rajonit Fuzuli si dhe fshatrat Büyük Mercanlı dhe Nüzgar në rajonin Cebrayıl të cilët prej shumë vitesh ndodheshin nën pushtim.

Ai tha se kontrolli është siguruar edhe në disa lartësira strategjike në drejtim të Ağdere dhe Murovdağ. Zëdhënësi Eyvazov theksoi se vazhdon operacioni edhe për çlirimin e vendbanimeve tjera.

Ndërkohë, është mbledhur Këshlli i Sigurisë së Azerbajxhanit nën kryesimin e presidentit, Ilham Aliyev./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne