Arabia Saudite arreston klerikun e shquar Salman Al-Awdah

Një dijetar i shquar saudit është arrestuar, sipas njoftimeve të mediave sociale ditën e dielë, në atë që duket si një goditje ndaj islamistëve kritikë ndaj sundimtarëve absolutë të mbretërisë konservatore.

Sheikh Salman al-Awdah, një klerik me ndikim i cili u burgos nga 1994-1999 për agjitacion dhe propagande politike me 14 milionë ndjekës në Twitter, duket se është ndaluar gjatë fundjavës.

Në një nga postimet e tij të fundit në Twitter, ai përshëndeti një raport të ditës së premte i cili sugjeronte se prishja e mardhënieve gjatë ketyre tre muajve midis Katarit dhe katër vendeve arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite, mund të zgjidhej.

“Zoti i harmonizoftë zemrat e tyre për të mirën e popullit”, tha Awdah në Twitter pas një raporti të një bisede telefonike midis Emir Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ku u diskutua për mënyrat e zgjidhjes së çarjes diplomatike që filloi në muajin qershor.

Shpresat për një perparim të shpejtë u thyen shpejt kur Arabia Saudite pezulloi çdo dialog me Katarin, duke e akuzuar atë për “fakte shtrembëruese”.

Arabia Saudite, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin e akuzojnë Katarin për mbështetje të militantëve islamikë, një akuzë që Doha e mohon.

Awdah ishte kleriku i dytë i raportuar i arrestuar nga autoritetet saudite javën e kaluar. Raportimet në mediat sociale thanë se Aid al-Karni, një tjetër klerik i shquar me 2.2 milionë ndjekës në Twitter, u arrestua gjithashtu në shtëpine e tij në qytetin Abha në Arabinë Saudite jugore.

Ashtu si Awdah, edhe Karni kishte shprehur gjithashtu mbështetje për pajtimin midis vendeve arabe dhe Katarit.

Zyrtarët sauditë nuk kanë bërë ende ndonjë koment mbi arrestimet e raportuara.

Familja Al-Saud gjithmonë i ka konsideruar grupet islamike si kërcënimin më të madh të brendshëm ndaj sundimit të saj mbi një vend ku ceshtjet e ndjenjave fetare nuk hidhen kollaj poshtë dhe ku militantët islamikë prej kohesh e kanë pasur si objektiv mbretërine.

Një dekadë më parë vendi u përball me një fushatë sulmesh nga al Kaeda që synonte të godiste zyrtarët dhe të huajt nga ku u vranë qindra persona. Në vitet 90, lëvizja Sahwa (Zgjimi) e frymëzuar nga Vëllazëria Myslimane kërkoi reforma politike që donin ta dobësonin familjen mbreterore në pushtet.

Raportimet mbi arrestimet përkuan me spekulime të përhapura, por të hedhura poshtë nga zyrtarët, se mbreti Salman synonte të heqë dorë nga froni në favor të princit të kurorës Mohammed.

I pyetur për arsyet e arrestimeve, një analist saudit spekuloi me arsyetimin se eshte pa kuptim: “të shtypesh Vëllazërinë Myslimane (Muslim Brotherhood) ose të frikësosh të tjerët nëse plani i tyre është për (Princin e Kurorës Mohammed) të bëhet mbret”.

Aktivistët e opozitës Saudite jashte vendit kanë bërë thirrje për protesta në 15 shtator me qëllim që të nxisin kundërshtimin ndaj familjes mbretërore./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne