Arabia Saudite dëbon 5 milionë emigrantë

Gazeta saudite “El-Hajat” (Jeta) e botuar në Londër, shkroi të hënën se këshilli saudit, i njohur si “shura”, po shqyrton “mekanizmin për të përballuar, emigrantët e jashtëligjshëm, të cilët kanë për synim qëndrimin në vend” dhe ngritjen e një komiteti, në ministrinë e brendshme, me qëllimin e dëbimit të pesë milionë të huajve, që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme në Arabinë Saudite.

Sadaka Fadili, i cili është njeriu, që parashtroi këtë kërkesë, shprehu se një pjesë e madhe e këtyre emigrantëve, nuk synojnë për një takim, ose një udhëtim fetar, por për një qëndrim të përhershëm në këtë vend. Veprimtaria e tyre është e jashtëligjshme, sepse bie ndesh me ligjet tona dhe me ligjet ndërkombëtare.

Ai shtoi se ky grup i emigrantëve, i sjell pasoja të rrezikshme politike, ekonomike, shoqërore dhe në lidhje me sigurinë e vendit.

Burimi : iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne