Arabia Saudite, Jordania dhe autoritetet palestineze, paralajmërim Izraelit kundër Turqisë

Arabia Saudite, Jordania dhe Palestina kanë paralajmëruar Izraelin mbi rritjen e ndikimit turk në Jerusalemin Lindor pushtuar, ka informuar izraelitja Haaretz.

Sipas asaj çfarë shkruhet, zyrtarë të lartë të të trija shteteve arabe u janë drejtuar homologëve izraelitë duke jua kujtuar se Turqia “po zgjeron ndikimin e saj në lagjet arabe të Jerusalemit”, në atë që ata thonë se është “pjesë e një përpjekje të presidentit për të marr rol udhëheqës në këtë pjesë të qytetit historik”.

Nga ana tjetër, pala izraelite u k aka thënë se ata janë të vetëdijshëm për përhapjen e ndikimit turk dhe se po ndjekin përpjekjet e Ankarasë për më shumë se një vit.

Sipas asaj çfarë informon Haaretz, zyrtarët jordanezë thuhet mërzitur nga reagimi i ngadaltë i Izraelit, i cili është përshkruar si “gjum në timon”, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes për pajtimin në vitin 2016.

Nga ana tjetër, edhe zyrtarë të Autoritetit Palestinez kanë shprehu gjithashtu shqetësim rreth përpjekjeve të Turqisë për të zgjeruar ndikimin e saj në Jerusalemin Lindor, i cili vjen në formën e donacioneve të organizatave islame në lagjet arabe ose nëpërmjet vizitave të organizuara të grupeve të muslimanëve turq të cilët janë të afërt me AKP-në, partinë e Erdoganit në pushtet.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë për Haaretz tha se ky fenomen ka pasur kulmin e vet në vitin 2017, kur qytetarë turq kishin “prani të përditshme në dhe rreth qytetit” dhe u përplasën me forcat e policisë gjatë namazit të xhumasë në Al-Aksa.

“Ata po përpiqen të blejnë pasuri të paluajtshme dhe të forcojnë interesat e tyre politike. Ky është gjithashtu një burim shqetësimi për qeverinë palestineze që nuk do ndikimin e vendeve të tjera në Jerusalemin Lindor, përgjegjësi që kërkon ta ketë vetë”, tha një burim izraelit, cituar nga gazeta.

Po ashtu, edhe shqetësimet jordaneze rrjedhin nga fakti se përpjekjet e Turqisë për të përhapur ndikimin e saj në Jerusalemin Lindor dhe përgjithësisht territoret e pushtuara, mund të çojnë në cenim të pozicionit të Mbretërisë si administrator i vendit të tretë të shenjtë në Islam, kompleksit Al Aksa.

Arabia Saudite, nga ana e saj, sipas Haaretz, është e shqetësuar nga rritja e ndikimit të Erdoganit në Jerusalem, pasi kështu ai mund të forcojë imazhin e tij në botën arabe dhe më gjerë akoma, në atë muslimane, duke u konturuar kështu si “i vetmi lider që ka marrë nën mbrojtje palestinezët, duke kundërshtuar Izraelin dhe administratën Trump”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne