Deputeti i PS pëson parainfarkt, mjekët e Durrësit e sjellin me urgjencë në Tiranë

Përfundon ne spital me para infarkt deputeti socialist Spartak Braho. Deputeti një dite me pare ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pas vizitës se pare te bere nga mjekët e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë, ne një spital privat, ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë. Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kane thënë se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje.

Mësohet se kur ai ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen dhe familjarët dhe të afërmit i kanë thënë të nisej për kontroll mjekësor menjëherë. Por duket se ai e ka neglizhuar, duke besuar se ishte një gjë qe kalonte vete. Ka qenë ky insistim i të afërmeve që parainfarkti u kap ne kohe./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne