Arabia Saudite kufizon numrin e haxhinjve

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Arabia Saudite ka ndërmend të kufizojë numrin e haxhinjve.

Pas përhapjes së virusit korona në më shumë se 100 mijë njerëz në Arabinë Saudite, qeveria e këtij vendi sivjet ka ndërmend të kufizojë numrin e pjesëmarrësve në Haxh. Sipas vendimit të qeverisë saudite, sivjet haxhi do të organizohet vetëm në formë simbolike dhe nga një numri i kufizuar pelegrinësh pasi ata të kenë kaluar testet mjekësore. Sipas vendimit pritet që nga çdo vend vetëm 20% e pelegrinëve pritet të marrin pjesë në Haxh. Ministria e shëndetësisë së Arabisë Saudite, ka deklaruar se numri i të infektuarve me virusin korona në këtë vend ka arritur në 105 mijë e 283 njerëz ndërsa 746 prej tyre kanë humbur jetën./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne