Bota

Arabia Saudite lejon që fluturimet mes Indisë dhe Izraeli të kryhen mbi hapësirën ajrore saudite

Air India është lejuar nga Arabia Saudite që të përdorë hapësirën ajrore saudite për fluturimet nga Tel Avivi në Nju Delhi, tha për Reuters zëdhënësi i linjës ajrore të mërkurën. Kjo i dha fund një ndalimi 70-vjeçar të fluturimeve si dhe shënoi një ndryshim të madh diplomatik.

Arabia Saudite nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe heqja e ndalimit të përdorimit të hapësirës ajrore saudite do të pasqyronte atë që po duket si një shkrirje mardhëniesh midis Izraelit dhe mbretërisë, të dy aleatë të SHBA-së me një shqetësim të përbashkët, ndikimin iranian në rajon.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Arabia Saudite kishte dhënë leje për kompaninë kombëtare të Indisë Air India që të fluturonte mbi territorin e saj për në Tel Aviv, por deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar as nga Arabia Saudite dhe as nga Air India.

Air India planifikon të operojë fluturime tre ditë në javë, fluturime që do të shkurtojnë dy orë kohë si rezultat i fluturimit mbi hapësirën ajrore saudite, tha një zëdhënës i Air India./yenisafak/Gazeta Impakt