Bota

Arabia Saudite ndalon shtetasit e Katarit që ta kryejnë Haxhin

Autoritetet saudite i kanë penguar shtetasit e Katarit që të hyjnë në Xhaminë e Madhe në Mekë, duke shënuar kështu një përshkallëzim në krizën diplomatike të Gjirit. Lajmin e transmeton Al Jazeera.

Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Katarit (NHRC) pranoi ankesa nga shtetasit e Katarit se pelegrinët nga Katari nuk ishin të lejuar të hyjnë në Mesxhid el-Haram në Mekë.

Ali bin Smaikh al-Marri, kreu i NHRC, e quajti incidentin një shkelje flagrante të së drejtës për të praktikuar ritet fetare siç lejohet edhe nga konventat e të drejtave të njeriut.

Duhet të theksohet se autoritetet saudite kurrë nuk i marrin në pyetje njerëzit që hyjnë në xhaminë e Madhe, në lidhje me përkatësinë e tyre etnike.

Ankesat vijnë disa ditë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kriminalizuan “simpatinë” për Katarin edhe në mediat sociale.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se “simpatizantët” do të dënoheshin me 15 vjet burg dhe 136,000 dollarë nëse japin një përshtypje të tillë.

Mosmarrëveshja midis Katarit dhe vendeve arabe u përshkallua pas një sulmi kibernetik mbi agjensinë shtetërore të lajmeve të Katarit.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe transportin me Katarin të hënën, duke e akuzuar atë për mbështetjen e “ekstremizmit”, ndërkohë që Katari i ka mohuar kategorikisht akuzat.

OPINIONE