Arabia Saudite planifikon të investojë miliarda dollarë në ekonominë ruse

Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Burimeve Minerare të Arabisë Saudite, Khalid al Falih, tha se vendi i tij ka në plan të bëjë “investime shumë të mëdha” në sektorin petrokimik të Rusisë.

Duke folur për televizionin saudit Al Ekhbariya, al Falih u shpreh kështu: “Ne vlerësuam zgjerimin e bazës së projekteve të investimit me kryetarin e Fondacionit të Investimeve të Drejtpërdrejta të Rusisë, si dhe investime shumë të mëdha në të ardhmën, jo vetëm në sektorin e gazit natyror, por edhe në në prodhimin petrokimik, që është bazë për të ardhmen premtuese.”

Duke vënë në dukje se vendi i tij po planifikon të investojë miliarda dollarë në ekonominë ruse, ministri saudit u shpreh se edhe Rusia do të bëjë investime të ngjashme në ekonominë saudite.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne