Roli Tejet i Turpshëm i Beni Saudit në Historinë e Jemenit

nga Brecht Jonkers

Megjithatë krahas të dhënave të cilat më në fund kanë filluar që të zënë vend nëmasmedian kryesore dhe në vetëdijen kolektive në botë, historia e përgjakshme e imperializmit saudit në Jemen ende nuk është zbuluar në masë të madhe…

Jemeni i ka rezistuar kolonializmit saudit që nga ngjizja e mbretërisë.

Roli i Beni Saudit në shkatërrimin e Jemenit në këtë çast njihet mirë. Që nga zanafilla e pushtimit në mars të vitit 2015 i udhëhequrnga Arabia Saudite, të paktën 60,000 jemenas janë vrarë sipas Associated Press. Sipas gjasave më shumë segjysmë milioni njerëz vlerësohen se vuajnë nga kolera, si pasojë e drejtpërdrejtë e shkatërrimit të shkaktuar nga pushtimi dhe sërish 10 milionë civilë jemenas ose më tepër po vuajnë ose po përballen me fatkeqësinë e zisë së bukës, ndërsa pjesa tjetër është nën rrezikun zisë së bukës.

Megjithatë krahas të dhënave të cilat më në fund kanë filluar që të zënë vend nëmasmedian kryesore dhe në vetëdijen kolektive në botë, historia e përgjakshme e imperializmit saudit në Jemen ende nuk është zbuluar në masë të madhe… Duke qenë larg qenies një ngjarje vetme dhe e trishtuar, pushtimi saudit i Jemenit në mars të vitit 2015, ishte vetëm fillimi i një historie të gjatë e ndërhyrjes dhe sulmit të Rijadit drejtuar kundër popullit jemenas, një histori e errët e cila po zhvillohet që nga epoka e ngjizjes së Mbretërisë Saudite në vitit 1932 dhe deri në ditët e sotme…

Deri në atë kohë shteti i lashtë e Jemenit, ishte udhëhequr nga ana e imamëve zejditë të zgjedhur që nga viti 897 dhe deri në ditët tona, ndonëse kishte vuajtur nga një seri e gjatë pushtimesh, nga të dyja palët, osmanët nga veriu dhe kolonialistët britanikë nga deti. Por në vitin 1874, pjesa më e madhe e Jemenit të Jugut u kolonizua nga britanikët nën emrin e “Protektoratit të Adnit”.

Sidoqoftë pjesa e brendshme e trojeve jemenase në veri dhe në perëndim, e cila ka gjasa që të përkojë me zonën në të cilën sauditët vazhdimisht kanë dështuar të shënojnë ndonjë përparim ushtarak, u bashkuan rishtas në fillim të shekullit të XX-të nën udhëheqjen e Imam Jahja Muhammed Hamiduddinit. Ky i fundit nisi që të modernizojë dhe të bëjë të qëndrueshëm shtetin e Jemenit dhe të vendosë marrëdhënie të ngushta me shtetet e tjera arabe dhe muslimane.

Pavarësisht kësaj koncepti i një Jemeni të bashkuar, i cili hidhte poshtë që të pranonte ndikimin e huaj, cilësohejsi një gjemb në këndvështrimin e kolonialistëve britanikë dhe në veçanti qenies së tij e cila vlerësohej si një kërcënim për sundimin e tyre mbi Adnin. Çdo përpjekje për të ushtruar kontroll mbi imametin dështoi në mënyrë të përsëritur (si për shembull roli i luajtur nga oficeri i inteligjencës britanike Gilbert Clayton, i cili ishte një instrument i vyer në orkestrimin britanik të “Kryengritjes Arabe” gjatë Luftës së Parë Botërore dhe punoi si atashe për Abdulaziz Es-Saudin). Për më tepër Beni Saudi gjithashtu i kishte sytë tek përfitimet e tij në Jemen. Vendi kishte si një popullsi të madhe dhe një sasi të mëdha toke pjellore. Sigurimi për një qasje të drejtpërdrejtë në Gjirin e Adnit dhe si rrjedhojkë në Detin e Arabisë, së bashku me qenien në zotërimin e pikës së kontrollit jashtëzakonisht të strategjik të Ngushticës Babu’l-Mendebit, e bënte Jemenin një çmim me një vlerë mjaft të çmuar. Ngushtica e Babu’l-Mendebit e cila është vetëm 19 km e gjerë dhe lidh Gjirin e Adnit i cili është një derë hyrëse në Detin e Arabisë dhe si rrjedhojë dhe në Oqeanin Indian dhe lidhDetin e Kuq me Kanalin e Suezit.

Pikë së dyti imameti i lashtë jemenas, ishte në zotërim të historisë së tij të pasur të bashkëjetesës të bashkësive fetare dhe të shkollave të ndryshme të mendimit islam, ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me skajshmërinë miopike uehhabist të cilën mbretëria e re saudite e kishte përvtësuar. Doktrina zejdite, të cilës i përkiste Imam Hamiduddini i cili besonte se çdo nip dhe pasardhës i të dërguarit (p.q.m.t.) mund të zgjidhej në pozitën e imamit, ishte një element kërcënimi serioz ndaj sundimit absolutist të Beni Saudit, i cili kishte shpërthyer duke dalë nga vrimat e errëta të shkretëtirës së Nexhdit. Ky i fundit pasi e kishte dëbuar më parë farefisin Hashimit jashtë pushtetit në Hixhaz, mbretëria e vetëshpallur e çmuar dhe e mbështetur nga Britania e shihte Jemenin si një kërcënim thelbësor për fuqinë e saj në Gadishullin Arab.

Një shembull i qartë i reputacionit të Beni Saudit mund të gjendet në përgjigjen e dhënë të Imam Hamiduddinit ndaj kërkesave të Abdulaziz Es-Saudit për marrjen e kontrollit mbi Jemenin e Madh: “Kush është ky beduin i cili po vjen për të sfiduar udhëheqjen 900 vjeçare të famijes sime?”

Në mars të vitit 1934 beduinët e Nexhdit, tanimë duke marrë kontrollin e shumicës së Gadishullit Arabi shpallën luftë Jemenit dhe dhanë urdhër për fillimin e operacionit në qarqet kufitare në veri të Jemenit të el-Esirit, Xhizanit, Nexhranit dhe Bahait. Me mbështetjen ushtarake britanike, të mbështetur nga “Ihuani” ((Vëllazëria) por jo ajo e cila ka të bëjë me Vëllazërinë Muslimane Egjiptiane), forcat saudite së bashku me mbështetjen e militantëve shtinë në dorë plotësisht udhën që të çon deri në qytetin port të Hudejdes, duke e detyruar Imam Hamiduddinin që të lëshonte katër qarqet veriore të Jemenit ndaj pushtuesve sauditë.

Kur masmedia kryesore teksa raportojnë për konfliktet e vazhdueshme në Nexhran dhe Xhizan, dy hapësira në të cilat forcat e armatosura të Jemenit, kanë shtënë në dorë përfitime të jashtëzakonshme duke luftuar forcat pushtuese saudite, shpesh herë harrojnë që të përmendin se që të dyja këto fusha janë troje historike të Jemenit, -të cilat iu janë nënshtruar dëbimit të detyruar të të tëra grupeve të popullsisë që nga vitet 1930-.

Imam Hamiduddini u vra në rrethana shumë të dyshimta në vitin 1948, ndërsa pas tij djali i tij Ahmed Ibn Jahja mori pushtetin. Duke mos u mërzitur me zgjedhjet tradicionale të imamit, Ahmedi e ktheu vendin në një mbretëri de facto. Kur i biri i tij Muhammed el-Bedri u bë pasardhësi i tij në vitin 1962, në mënyrë të ngjashme me të pa u zgjedhur një revolucion republikan shpërtheu.

Arabia Saudite, së bashku me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, filluan t’u dërgojnë mbështetësve të mbretërisë sasi të mëdha ndihmash ushtarake, duke shpresuar se do të mbështesin el-Bedrin dhe do të parandalojnë mbjelljen e farërave të ndjenjës republikane në këtë vend të Gadishullit Arab. Në vitin 1967 Jemeni i Jugut u bë i pavarur nën një qeveri të udhëhequr nga komunistët, duke e shtuar edhe më shumë dozën e frikës në zemrat e udhëheqëve tanimë tejet të tmerruar Beni Saud.

Sidoqoftë në proçesin i cili zgjati derinë fund të vitit 1970 kjo pozitë e mbretërisë së Jemenit nuk mund të mbështetej më në këndvështrimin e sauditëve. Me anë të një vendimi tronditës Arabia Saudite e njohu republikën e Jemenit, në këmbim të rivendosjes së mbështetësve të mbretërisë në qeverinë e re. Ky vendim e bëri Jemenin republikën e parë dhe të vetme të Gadishullit Arab -deri në këtë çast.

Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm ndikimi saudit u rrit shkallë shkallë dhe në sasi të madhe. Në vitin 1977 Arabia Saudite mori pjesë aktive në përmbysjen dhe vrasjen e presidentit të Jemenit Ibrahim el-Hamdiut, një socialist pan-arab i cili po zhvillonte bisedime me Jemenin e Jugut rreth bashkimit. Përfundimisht në vitin 1978, rritja e ndikimit saudit në politikën e Jemenit çoi në udhëheqjen e Ali Abdullah Salihut, një ushtarak i fuqishëm i vendit deri në vitin 2012. Siç kanë treguar dokumentet e ËikiLeaks, infiltrimi uehhabist i Jemenit arriti përmasa alarmuese nën sundimin e Salihut, me Rijadin i cili duke u dhënë ryshfetesi zyrtarëve të qeverisë ashtu dhe udhëheqësve farefisnorë kishte për qëllim lehtësimin e këtij synimi.

Kleriku me më shumë ndikim nga këta klerikë uehhabistë ishte Mukbil Ibn Hadi el-Uadi’iu, një jemenas i cili studioi në Arabinë Saudite në shkollën famëkeqe saudite të Abdulaziz Ibn Bazit. Në vitet 1980, el-Uadi’iu krijoi një nga qendrat më të mëdha të stërvitjes së uehhabistëve në botë, në mes të pjesës së brendshme të Jemenit. El-Uadi’iu gëzonte mbrojtje të gjërë si nga Riadi ashtu edhe nga Salihu, sidomos si pasojë e bindjes së tij fanatike, duke shprehur se muslimanët duhet t’u binden gjithmonë udhëheqësve të tyre të kësaj bote, -pavarësisht se sa të korruptuar ose të zhveshur nga parimet islame mund të jenë ata-. Ky parim i cili ishte gjithashtu në qendër të filozofisë së Ibn Tejmijjes, është një antitezë e drejtpërdrejtë e urdhrit islam për “urdhërimin për të mirën e përbashkët dhe ndalimin nga e keqja” (Sure Ali Imran, Ajeti: 104) dhe një mohim i tërësishëm i urdhrit të shkollës zejdite e cila bën të ditur se udhëheqësit jo të drejtë gjithmonë të kundërshtohen, edhe nëse ata janë muslimanë të vetëdeklaruar.

Ja pra për të kundërshtuar të tërë këtë Sejjid Husejn el-Huthi themeloi Ensarullahun në vitin 1994. Ai ra dëshmor në vitin 2004 për të vënë në jetë këtë lëvizje të guximshme. Nga viti 2004 deri në vitin 2010, regjimi i Salihut zhvilloi gjashtë luftra të ndryshme kundër Ensarullahut dhe për më tepër popullsisë në rrijet e sipër zejdite të Jemenit të veriut. Vlerësimet e numrit të njerëzve të masakruar arrijnë shifrën deri në 25,000 në këto sulme të përgjakshme, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite. Më i përgjakshmi i këtyre sulmeve ishte “Operacioni Toka e Djegur” në vitin 2010, kur ushtria saudite pushtoi drejtpërdrejtë trojet e Jemenit dhe i cili përfundoi duke shkaktuar rreth 8,000 vdekje në vetëm gjashtë muaj pushtim.

Diplomatët amerikanë në atë kohë e përshkruan pozicionin saudit mbi Ensarullahun si “të rrezikshëm dhe përgënjeshtrues” dhe shprehën frikën se Arabia Saudite “do të veprojë në mënyrë jo të arsyetuar”. Ky paralajmërim doli i vërtetë e megjithatë kjo nuk e pengoi Uashingtonin që të mbështeste vazhdimisht dhe fuqimisht regjimin saudit. Pushtimi i Jemenit në mars të vitit 2015 i udhëhequr nga Arabia Saudite nuk është një gjë e re, të paktën jo nga këndvështrimi jemenas. Kjo është një faqe e re, më e hapur dhe tejet e përgjakshme në historinë e gjatë dhe të turpshme të ambicieve imperialiste të mbretërisë saudite,kundrejt trojeve të Jemenit të cilat dikur quheshin si“Arabia Feliks”ose Arabia e Lumtur dhe e Shenjtë.

Burimi : Medya Şafak/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne