Arabia Saudite punëson mercenarë amerikanë për të torturuar princat e arrestuar

Një raport zbulon se Arabia Saudite ka punësuar mercenarë amerikanë për të torturuar princat dhe miliarderët sauditë, të cilët kohët e fundit janë arrestuar në kuadër të operacionit më të madh të spastrimit të elitës së vendit në historinë moderne të mbretërisë saudite.

Princat e arrestuar dhe biznesmenët miliarderë sauditë janë duke u torturuar nga kontraktorët amerikanë të sigurisë private, njoftoi sajti britanik DailyMail, që citonte një burim të brendshëm në Arabinë Saudite. “Arrestimet janë ndjekur nga ‘marrja në pyetje’ që po kryhen nga ‘mercenarët amerikanë’ të punësuar për princin 32-vjeçar të kurorës Muhamed Bin Salman, i cili është tani figura më e fuqishme e mbretërisë “, tha raporti. “Ata po i rrahin, i torturojnë, i sulmojnë, i fyejnë. Ata duan t’i thyejnë ata,” tha burimi për DailyMail.com. Mercenarët sigurohen nga ish-kontraktori i njohur famëkeq ushtarak amerikan “Blackwater”, i cili ka ndryshuar emrin e tij në “Academi”, thuhet në raport. Blackwater ndryshoi emrin në vitin 2009 pasi një grup punonjësish të tij u dënuan për kryerjen e torturave, vrasjeve dhe abuzimit të civilëve në Irak dhe Afganistan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne