Arabia saudite sponsori më i madh i ekstremizmit në Angli

Një institut britanik thotë se Arabia Saudite është sponsori kryesor i ekstremizmit në Britani të Madhe, duke kërkuar një hetim mbi burimet e parave që injektohen kryesisht nga regjimi i Rijadit në institucionet që promovojnë radikalizmin në shtetin evropian.

Në një raport të publikuar të mërkurën, Shoqëria Henry Jackson tha se Arabia Saudite, që nga vitet 1960, sponsorizoi një përpjekje shumë-dollarëshe për të eksportuar ideologjinë radikale vehabiste në të gjithë botën islamike, duke përfshirë komunitetet myslimane në perëndim, duke shtuar se financimet e huaja për ekstremizmin në Britani vijnë kryesisht nga mbretëria saudite. Në Mbretërinë e Bashkuar, raporti tha, financimi “ka marrë formën e fondeve” për institucionet, të cilat kanë luajtur rolin e “predikuesve ekstremistë dhe shpërndarjen e literaturës ekstremiste”. “Ndikimi gjithashtu është ushtruar përmes trajnimit të liderëve fetarë myslimanë britanikë në Arabinë Saudite, si dhe përdorimi i teksteve shkollore saudite në një numër të shkollave islame të pavarura të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në këtë raport. Një numër “predikuesish të urrejtjes” në Mbretërinë e Bashkuar qëndrojnë brenda ideologjisë vehabiste dhe janë të lidhur me ekstremizmin e sponsorizuar nga jashtë, shton ky raport. Raporti gjithashtu gjeti një rritje të nivelit të financimit saudit për të promovuar vehabizmin në mbarë botën, i cili dyfishohej në 2015 krahasuar me rreth 2 miliardë dollarë në vit në 2007. Ky raport gjithashtu zbuloi se rastet “e shumta” të shtetasve britanikë që luftojnë së bashku me grupet terroriste takfiriste në Irak dhe Siri mendohet të jenë radikalizuar nëpërmjet institucioneve dhe predikuesve të financuar nga jashtë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne