Bota

“Arabia Saudite të tregojë vendin ku ndodhet trupi i Khashoggit”

Organizata Amnesty International (AI) u kanë bërë thirrje autoriteteve të Arabisë Saudite që të “tregojnë menjëherë vendin ku ndodhet trupi i gazetarit Jamal Khashoggi”.

Muhammed Ebu Nexhile, përgjegjës rajonal i “AI” për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ka bërë një prononcim për AA pas deklaratës së Kryeprokurorisë së Stambollit në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Ebu Nexhile e ka cilësuar si një “ngjarje të tmerrshme” vrasjen e gazetarit Khashoggi dhe eliminimin e trupit duke e copëtuar pasi ai kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor. “I bëj thirrje qeverisë turke që të kërkojë hetim të pavarur nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe fajtorët t’i dorëzohen drejtësisë pa marrë parasysh nivelin e autoritetit të tyre”, tha Ebu Nexhile.

Ai tha se vendet anëtare të OKB-së kryesisht Turqia dhe Arabia Saudite me një bashkëpunim të plotë duhet t’i japin mbështetje OKB-së për një hetim i cili do të zbulojë se çfarë ka ndodhur në ngjarjen Khashoggi. Ebu Nexhile ka kërkuar nga autoritetet saudite që “të tregojnë menjëherë vendin ku ndodhet trupi i gazetarit Jamal Khashoggi për kryerjen e procedurave të një autopsie të pavarur”.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë në veprim të menjëhershëm kundër shkeljeve të Arabisë Saduite dhe të mos e marrin ngjarjen si të thjeshtë, Ebu Nexhile thekson se “Arabia Saudite krahas shkeljve të të drejtave të njeriut ka një rekord të plotë me shkelje sistematike si dënime me vdekje jo ligjore, arrestime arbitrare kundër opozitarëve paqësorë si dhe shumë shkelje të tjera në Jemen”.

Përgjegjësi i “AI” ka vënë theksin se që në ditën e parë kur nuk kishte asnjë lajm nga gazetari Khashoggi kanë tërhequr vëmendjen se “ky është një atentat jo-ligjor, i dhimbshme dhe i rrezikshëm” dhe ka bërë thirrje që vrasja të zbardhet me të gjitha detajet dhe të kërkohet llogari nga fajtorët pa marrë parasysh nivelin e autoritetit të tyre”.

Burimi: AA

OPINIONE