Arabia Saudite vret fëmijët jemenas me armët amerikane

Arabia Saudite në sulmin ndaj autobusit me fëmijë në Jemen ka përdorur bomba të prodhuara nga Amerika.

Kanali televiziv CNN në një raport të tij citon ekspertë ushtarakë të kenë thënë se Arabia Saudite ka përdorur bombat e prodhuara nga Amerika për të sulmuar autobusin me fëmijë në Jemen. Arabia Saudite për të goditur autobusin me fëmijë ka përdorur bombën 227 kg të tipit MK-82 që prodhohet nga kompania Martin Lockheed dhe që i është shitur Arabisë Saudite me lejen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Më herët në vitin 2016, Arabia Saudite ka përdorur të njëjtën bombë kundër njerëzve në një ceremoni varrimi duke lënë të vrarë 155 dhe plagosur me qindra të tjerë. Më 9 gusht Arabia Saudite ka goditur një autobus me fëmijë në qytetin Dhahian pjesë e provincës Saade në veri të Jemenit duke lënë të vrarë 50 fëmijë dhe plagosur 77 të tjerë. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, Emirateve dhe disa vendeve të tjera ka nisur sulmin ushtarak kundër Jemenit, duke e rrethuar këtë vend nga toka, ajri dhe deti./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne