Arabia Saudite: Zyrtarët amerikanë mirëpresin haxhijtë amerikanë në aeroportin e Xhides

Zyrtarët e ambasadës amerikane mirëpresin haxhijtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdul Aziz në Xhide të dielën.

Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Michael Longhauser përshëndeti një grup haxhijsh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdul Aziz në Xhideh.

Grupi përbëhej nga rreth 600 haxhijë nga Shtetet e Bashkuara që po përmbushnin detyrimet e tyre individuale fetare për Haxhin.

Personeli i Konsullatës u kujtoi haxhijve se iu ofrojnë shërbime qytetarëve amerikanë për të ndihmuar haxhijtë gjatë qëndrimit të tyre. Haxhijtë amerikanë u inkurajuan të vizitonin faqen e posaçme në Arabinë Saudite të Misionit të SHBA-ve (https://sa.usembassy.gov/us-citizen-services/Hajj-information/) të përkushtuar tërësisht për informacionin për më shumë se 15.000 qytetarë amerikanë që udhëtojnë këtë vit për të kryer Haxhin.

Burimi : Arab News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne