Arbana Xharra shfaq intolerancë për islamin në konferencën e jotolerancës

Islamofobia Arbana Xharra ka sulmuar Turqinë dhe Erdoganin, duke thënë se ndikimi i Erdoganit është i përkohshem sepse shqiptarët janë europianë dhe nuk do ti kthejnë shpinën Amerikës dhe perëndimit për mbështetjen që ata i kanë dhënë pavarësisht se Erdogan po ndërton xhami për të rritur ndikimin e tij në trojet shqiptare.

Nëpërmjet një statusi në facebook ajo shprehet se në prani të përfaqësuesve të Vatikanit, Israelit, të komunitetit Musliman në sumpoziumin e organizuar për Jotolerancën Globale Fetare, në New York, për shtet ndërtimin shqiptar, rolin e kongresit të Manastirit dhe pasojat e sundimit osman ka përmendur me krenari Nënë Terezën, Skënderbeun, shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët, për imamët pro perëndimor dhe proamerikanizimin shqiptar si një pjesë e rëndësihme e përfaqësimit të shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Statusi i Arbana Xharra në facebook:

“Ne sumpoziumin e organizuar per Jotolerancen Globale Fetare, ne New York, ne prani te perfaqesuesve te Vatikanit, Israelit, te komunitetit Musliman, fola per shtet ndertimin shqiptar, rolin e kongresit te Manastirit dhe pasojat e sundimit osman. Me krenari permenda Nene Terezen, Skenderbeun, shpetimin e hebrenjve nga shqiptaret, per imamet pro perendimor dhe proamerikanizimin shqiptar. U bera me dije se ndikimi i Erdoganit eshte i perkohshem sepse ne jemi Evropian, ai mund te ndertoje xhami, por shqiptaret kurr Amerikes nuk do ia kthejne shpinen, sepse u jemi mirenjohes perjetesisht!”/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne