Ardi Veliu na merr të gjithëve për idiotë: Fjala ime u nxorr nga konteksti, nuk largohem nga detyra!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është përfshirë në një skandal, pasi ditën e sotme justifikoi dhūnën e ushtruar nga policia ndaj një 15 vjeçari, duke përgojuar nënën e tij me një video të manipuluar.

Por edhe pse deklarata e tij ishte fare e qartë dhe nuk linte asnjë vend për interpretim, Veliu, siç ndodh rëndom me zyrtarët që kapen në skandal, ka deklaruar se fjalët e tij u nxorrën nga konteksti dhe se nuk do të largohet nga posti që mban.

Dëgjoni edhe njëherë deklaratën e Ardi Veliut, për të kuptuar se si po i trajton qytetarë, si idiotë që nuk kuptojnë një deklaratë fare të thjeshtë, por po manipulohen nga ata që i nxjerrin fjalët e tij nga konteksti.

 

VIDEO

Reagim i Ardi Veliut:

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krīm” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne