Shqiperia

Arian Curri hero i kombit: demaskon agjentet e Moskes ne Tirane!

Ish prifti ortodoks i bere pedagog i Sociologjisë së Religjionit në UET, Arian Curri, mbreme eshte kthyer ne hero te kombit shqiptar. Edhe pse Ariani flet shqipen me dialekt te Sarandes, mbreme ai ka demaskuar Mosken ne Opinionin e Fevziut. Sypatrembur dhe trim Curri ka thene:

Rusia ka arritur të infiltrojë njerëzit e saj (spiunë) në një sërë institucionesh shqiptare, publike dhe private.
Ai madje tha se i ka edhe emrat, por nuk i bëri publik, por u shpreh i bindur se agjentët rus kanë arritur të deportojnë thellë në vendin tonë duke infiltuar njerëz në disa sektorë kyçe.

“Ka veprime agjenture, spiunimi dhe lobimi nga ana e Rusisë. Kam të dhëna konkrekte se çfarë ndodh në Shqipëri dhe sidomos në Shqipëri. Ata (rusët) kanë rekrutuar punonjës të lartë të administratës. Po kështu kanë hapësirat e tyre në media, në institucionet e kërkimit shkekncor, kryesisht albanolog/ Kanë edhe njerezit e tyre të infiltuar në komunitetet fetare”, theksoi ish prifti Curri.

Nje deklarate sikur kjo e Currit Shqiperia nuk ka pare qe ne 16 nëntor 1960 kur trimi i Gjirokastres, Enver Hoxha denoncoi Hrushovin ne Moske. Deklaraten e Currit do e mbaj shenim historia.

OPINIONE