Mediat britanike japin alarmin: “Rusia, gati për Luftën e Tretë Botërore”

Mijëra ushtarë së bashku me tanket, avionët dhe raketat janë venë në gatishmëri në kufirin perëndimor të Rusisë me Evropën. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e tensioneve të larta të ditëve të fundit me Perëndimin.

Rusia pretendohet se po i pozicionon ushtritë e saj në një mënyrë për të siguruar një fitore të shpejtë vendimtare mbi NATO-në.

Frika për konflikt të armatosur shikohet nga të dyja palët, ku secila fajëson tjetrin për dështimin e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Rusisë mbi helmimin e ish-agjenti rus, Sergei Skripal.
fh
Ekspertët e mbrojtjes në Këshillin Atlantik, shkruan Daily Star, tani kanë paraqitur ‘kërcënimin e mundshëm’ nga Rusia në skaj të Evropës. Mësohet se frika ekziston që forcat perëndimore të stacionuara në Evropë aktualisht nuk e kanë ‘fuqinë e zjarrit’ të nevojshme për të mundur Rusinë. Kjo tregon se sfida e paraqitur nga Rusia ka nevojë për një përgjigje ‘kritike’ nga NATO, e cila duhet të dërgojë më shumë forca në Baltik.
sgsg
Forcat ruse janë në kufijtë e Finlandës, Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, si dhe kanë një forcë të madhe në enklavën e Kaliningradit, e cila është e vendosur mes Lituanisë dhe Polonisë. Kjo situatë tregon se Rusia ka një doktrinë të ‘sulmit të hapjes’ të orkestruar dhe menduar mirë për të ‘fituar përparësi të menjëhershme në një luftë të shkurtër’.

Ushtria e 48 dhe 59 e Rusisë është e vendosur në gadishullin e Krimesë, dhe pak më tej në veri në buzë të Ukrainës është ushtria e 8-të. Ndërkohë, ushtria e 20-të është gjithashtu në buzë të Ukrainës, ndërsa ushtria e gjashtë është në skaj të Finlandës dhe Estonisë.

NATO ka gjithashtu forca të shumta në anën tjetër të kufirit rus, me 800 trupa në Estoni, 1 200 trupa në Letoni, 1 200 trupa në Lituani dhe 4 000 trupa në Poloni.

Ndërsa “Daily Mail” raporton se një ish-agjent i MI5 (Shërbimi Sekret i Britanisë) ka deklaruar sot se “Vladimir Putin është dhjetë hapa përpara Perëndimit dhe nuk do të lejojë që rrjeti i tij spiuneve të shpërbëhet, pasi më shumë se 100 zyrtare u dëbuan mbrapsht në Moskë”.
gsg
Ai është shprehur se “Putin, si një ish oficer i KGB-së, do të jetë gati dhe do të dëshirojë t’i dënojë ata që janë përgjegjës, pasi Rusia përgatitet për një Luftë të Ftohtë të re”.

(BalkanWeb)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne