Arlind Qori reagon pas sherrit me Fevziun: Përmenda litarin në shtëpinë e të varurit

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë reagoi për herë të parë në ‘Facebook’ pas përplasjes së djeshme me Blendi Fevziun. Në një video-mesazh, Arlind Qori thotë se pavarësisht se dikush mund të mendojë se nuk “duhet përmendur litari në shtëpinë e të varurit”, përplasja ishte e pashmangshme.

Qori thotë se po mbronte gazetarët dhe të drejtat e tyre nga censura e pronarëve të televizioneve, ndryshe nga ç’pretendoi Blendi Fevziu, ndërsa për këtë të fundit tha se e prishi qëllimisht emisionin ose për klikime, ose për shkak të nevojës për të mbrojtur televizionin. “S’është problemi i censurës time. Jam simptoma e një problemi shumë të thellë. Problemi është kapja e mediave nga oligarkët dhe pushteti” – tha mes të tjerash Qori.

Në video-mesazh, Qori shtoi se Fevziu përmendi një shpifje të grupit Balfin në emision, se ai paguhej nga konkurrentët e këtij grupi biznesi.

Në fund të mesazhit, ai i fut edhe nga një “kunjë” kryetarëve të partive të tjera të reja prezente në studio, Agron Shehajn, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, duke thënë se mbajtën krahun e Blendi Fevziut, me shpresën se do të ftohen sërish në emision.

VIDEO: 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne