Bota

Armenia sërish shkel armëpushimin në Malësinë e Karabakut

Forcat armene në Malësinë e Karabakut të dielën kanë shkelur armëpushimin dhe martirizuan një ushtar azerbajxhanas, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

“Më 27 dhjetor, rreth orës 15:30, një grup i armatosur ilegal armen ose një çetë prej gjashtë mbetjeve të forcave të armatosura armene sulmuan njësitë e Ushtrisë së Azerbajxhanit në drejtim të fshatit Aghdam (Akaku) të rajonit Khojavend. Një ushtarak i Ushtrisë së Azerbajxhanit, ushtari Ganbarov Elmir Rayil u martirizua ndërsa ushtari Aliyev Emin Suleyman është plagosur. Si rezultat i veprimeve të ndërmarra, të gjashtë anëtarët e grupit të armatosur ilegal armen u asgjësuan”, tha ministria në Twitter.

Ministria paralajmëroi kundër “masa të vendosura” nga ushtria azerbajxhanase nëse një rast i tillë përsëritet.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, i njohur si territor azerbajxhanas dhe shtatë rajone fqinje.

Kur përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi.

Të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Por, ushtria armene shkeli armëpushimin më 13 dhjetor dhe martirizoi 3 ushtarë azerbajxhanas në fshatin Sur Khojavend si dhe një ushtar dhe një civil pranë qytetit Hadrut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Armëpushimi shihet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës janë tërhequr në përputhje me marrëveshjen./AA

OPINIONE