Armenia shkel armëpushimin, martirizon një ushtar azerbajxhanas në vijën e frontit

Një ushtar azerbajxhanas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga snajperët armenë në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Përmes një komunikate me shkrim, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur se ushtria armene ka shkelur armëpushimin në zonën Agdam të vijës së frontit, ku snajperët kanë hapur zjarr dhe martirizuar ushtarin e quajtur Agil Omarov.

Ministria azerbajxhanase e cilësoi si provokim shkeljen e armëpushimit nga ushtria armene, ndërsa shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe të afërmit e ushtarit dëshmor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne