“Armët e SHBA-ve në sulmet terroriste”

PYD-ja e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK me armët dhe municionet që i dërgon brenda në Turqi nga vija kufitare ushqen terrorin e PKK-së. Duke nisur që nga raketat antitank e deri tek shpërthyesit dhe armët e kalibrave dhe modeleve të ndryshme që dërgohen nga rajoni Sinxhar në veri të Irakut dhe nga rajoni Karaçok në verilindje të Sirisë përdoren në sulmet terroriste brenda vendit. Një pjesë e rëndësishme e armëve dhe shpërthyesve e përbëjnë armët që SHBA-ja i ka dërguar organizatës terroriste PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej thuhet se YPG-ja e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK me ndihmat e kryera nga disa vende kryesisht nga SHBA-të posedon inventarin e një ushtrie të vogël.

Poashtu vihet në dukje se YPG-ja armët dhe municionet në fjalë i ka marrë në kuadër të ndihmave që SHBA-të kanë kryer në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH në Siri dhe në veri të Irakut. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka pranuar se në tetor të vitit 2015 i ka dërguar afërsisht 50 ton municione PYD-së.

Gjithashtu edhe burimet lokale në Siri kanë raportuar në shtypin ndërkombëtar se më 2 dhjetor 2015 një avion kargo ushtarak i Rusisë ka hedhur 5 ton municione në rajonin Shejh Maksud në veri të Halepit i cili ndodhet nën kontrollin e PYD-së.

Sipas informacioneve të marra theksohet se me një pjesë të municioneve në fjalë duke iu dërguar terroristëve në Turqi nëpërmjet vijës kufitare është mbështetur organizata terroriste PKK.

Në një deklaratë të bërë ditën e djeshme nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se armët dhe municionet e dërguara në Turqi nga rajonet që janë bërë “streha terrorizmi” rajoni Sinxhar në veri të Irakut dhe nga rajoni Karaçok në verilindje të Sirisë janë përdorur nga terroristët kundrejt forcave të sigurisë.

Në mesin e akteve terroriste në fjalë është përmendur edhe sulmi i kryer në fillim të muajit prill ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në qytetin Diyarbakır. Në deklaratën e shtabit vihet në dukje se municionet e rrjedhura nga rajonet Sinxhar dhe Karaçok janë përdorur në aktin terrorist ku nëpërmjet një tuneli të gërmuar pranë policisë së Diyarbakır-it janë synuar vrasje dhe shkatërrime masive.

Në një deklaratë nga prefektura pas sulmit të kryer kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në qytetin Diyarbakır është theksuar se terroristët kanë gërmuar afërsisht 30 metra tunel nga bodrumi i një apartamenti që ndodhej pranë me ndërtesën e policisë, ku dhe rezultatet e hetimeve kriminalistike kanë përcaktuar se është përdorur afërsisht 1 ton lëndë shpërthyese të përgatitur nga nitrat amoniumi, TNT dhe naftë.

Gjithashtu edhe forcat e sigurisë shpesh herë tek terroristët e neutralizuar apo në kontrollet e ushtruara nëpër shpellat gjatë operacioneve kundrejt organizatës terroriste separatiste përballen me armë me origjinë të SHBA-ve.

Ndër këto kanë tërhequr vëmendjen se forcat e sigurisë kanë sekuestruar armë të prodhimit amerikan të tipit pushkë këmbësorie M-16 gjatë operacioneve të kryera në rajonet periferike të qyteteve Bingöl, Mardin dhe Şırnak. Ndërsa në fund të muajit mars forcat e sigurisë gjatë operacioneve në rajonin Şemdinli të qytetit Hakkari vranë një terrorist me një armë antitank portativ të tipit M136 AT4 LAW./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne