ARMO në prag katastrofe, rrezikon shpërthime

Rreth 50 zjarrfikësit e Repartit Zjarrfikës, që varet nga kompania problematike e përpunimit të naftës, ARMO, janë të fundit që kanë ndëprerë punën dy ditë më parë. Arsyeja: Edhe ata kanë që në dhjetor që nuk paguhen, se bashku me 1100 punonjësit e tjerë të rafinerisë së ARMO-s.

Por, grupimi i naftëtarëve të ARMO-s ka dhënë alarmin se shpërbërja e kompanisë po rrezikon një katastrofë.

“Reparti zjarrfikes varet nga ARMO, dhe e ka në administrim uzina e Ballshit. Atje ka  rezervuarë të mbushur me lëndë djegëse, që në çdo moment mund të shpërthejnë dhe zjarrfikës nuk ka”, ka pohuar grupimi i naftëtarëve që ka kontaktuar me shqetësim redaksinë e Monitor.

Edhe TEC-in e Ballshit e ka ARMO, pohojnë ata dhe punonjësit nuk i kanë marrë rrogat që nga dhjetori.  “Përveç energjisë që i jep Kombinatit të Ballshit, TEC-i kryen dhe shpërndarjen e energjisë për gjithë jugun. Imagjinoni një stakim të mundshëm të energjisë”.

Edhe punonjësit e pompave të ujit që janë në Poçem paguhen nga ARMO dhe janë pa paga edhe ata. Pompat e ujit shpërndajnë ujë dhe për banorët e Mallakastrës. “Kush përgjigjet në këtë shtet?!”, thonë naftëtarët.  “Uji, energjia , Kombinati, janë objekte të rëndësisë së veçantë”.

Punonjësit paralajmërojnë që më e keqja mund të ndodhë. “Nuk shkon askush në punë pa paguar, dhe imagjino çfare mund t’i hidhet ujit të pijshem kur s’ka punetore?! Jemi të pasigurtë. Nuk duam që kur të ndodhë e keqja të fillojnë të merren masat. Jemi në prag katastrofe prej gjithçkaje. Një shpërthim në kombinat do të  sjellë viktima. Një stakim i energjise në TEC , do të jetë problem për gjithë jugun”.

Punonjësit e ARMO-s pohojnë se do të rifillojnë protestat të hënën në mëngjes dhe në planet e tyre është një tjetër marshim drejt Tiranës.

Rafineria e përpunimit të naftës, ARMO, ndërpreu aktivitetin që në fund të muajit nëntor, pasi kompania IRTC, një offshore, që e kishte marrë në zhfrytëzim në shtator 2016, ndërpreu aktivitetin pasi Bankers Petroleum nuk e furnizoi më me naftë bruto për shkak të mospagesave, shkruan Monitor.

Që prej asaj kohe, punonjësit kanë mbetur në mëshirë të fatit dhe takimet me përfaqësues të qeverisë nuk kanë shërbyer për asgjë. “Ne kemi 14 paga të vitit 2015-2016 pa u paguar, dhe nga dhjetori e tani nuk marrim paga”. Uzina e Ballshit nuk po punon që prej filimit të dhjetorit.

Ata kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga shteti. “Në parlament ka kaluar statusi i naftëtarit, ku ne që dalim të papune të paguhemi sipas ligjit që vetë shteti e ka bërë, pra me 150 % të pagës minimale per 3 vjet. Të ruhet uzina me shërbim zjarrfikës, të ruhen pompat e ujit në Poçem. Kush përgjigjet për 100 mijë banorë që ka Mallakastra. Çfarë është ky aneksim dhe mohim i jetës tonë që po na bën shteti shqiptar?”, pohon i indinjuar grupimi i naftëtarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne