Zgjedhjet në Itali mund të jenë brutale për establishmentin

Zgjedhjet e pёrgjithshme nё Itali rrezikojnё tё jenё brutale pёr establishmentin, sepse votuesit janё tё zemёruar.

Le të hedhim njё vёshtrim mbi numrat para zgjedhjeve tё sё dielёs. Edhe pse ekonomia po rritet mё nё fund me pothuajse 1.5% nё vit, kjo nuk po ndihet nga italianёt e zakonshёm, tё cilёt janё tё zhgёnjyer nga korrupsioni nё politikё dhe pabarazia ekonomike.

Viktima e parё e zemёrimit mund tё jetё Partia Demokratike nё pushtet, e cila parashikohet tё marrё njё goditje tё rёndё tё dielёn, vecanёrisht nё jug. Nё sistemin e ri elektoral, tё pa testuar mё parё, 232 anёtarё tё dhomёs sё ulёt dhe 116 nё senat do tё zgjidhen nё garёn paraprake ( dhe pjesa tjetёr – 386 vende nё dhomёn e ulёt dhe 193 nё dhomёn e lartё – nёpёrmjet njё sistemi proporcional tё votimit.) Qёndra e djathtё ka mundёsi tё pёrfitojё nga kjo reformё.

Megjithatё, asnjё nga palёt mund tё mos ketё shumicёn e nevojshme. Kjo do tё thotё se kёto zgjedhje tё ç’rregullta mund tё cojnё nё negociata koalicionesh.

Mbёshtetja pёr lёvizjen “5 Yjet” ёshtё e fortё por e shpёrndarё: ёshtё vetёm disa pikё pёrqindje pas koalicioneve tё qёndrёs sё majtё dhe qёndrёs sё djathtё. Mbёshtetja pёr, “5 Yjet”, varet shumё prej moshёs dhe profesionit tё votuesve: pak e mbёshtetur nga pensionistёt, lёvizja ka mё shumё mbёshtetjen e punёtorёve tё thjeshtё dhe vecanёrisht jakave blu.

Ashtu si nё zgjedhjet e tjera Europiane, pёrfshi kёtu Francёn dhe Austrinё, jakat blu duket se e kanё braktisur tё majtёn.

Lёvizja “5 Yjet”, u rrit mbi njё platformё zemёrimi ndaj esablishmentit dhe kritike ndaj Euros. Por nё kohёn e zgjedhjeve ata i kanё ulur tonet dhe e kanё braktisur kerkesёn pёr referendum mbi monedhёn e pёrbashkёt. Ata tani janё nё njё linjë me opinionin publik, i cili ёshtё zbutur nё lidhje me eurozonёn.

Euroskepticizmi i Italisё ёshtё mjaft i çuditshёm. Ndёrkohё qё italianёt janё mosbesues ndaj establishmentit, mbёshtetja pёr institucionet e BE ёshtё mё e fortё se pёr institucionet lokale dhe kombёtare Italiane.

Pёr mё tepёr, Italianёt nuk kanё besim se politikanёt e tyre do pёrmirёsojnё cёshtjet: 72 pёrqind e Italianёve thonё se nuk besojnё asnjё nga premtimet qё bejnё politikanёt.

Ky mosbesim pasqyrohet edhe tek zemёrimi nё rritje, nё mbarë vendin. I ashtuquajturi “Indeksi i zemёrimit” mat numrin e qytetarёve tё cilёt mendojnё se vendi i tyre nuk u ofron aq sa u merr. Ky numёr po rritet gjithnjë e mё shumё. Nё 2018, gati gjysma e Italianёve u shprehёn se peshorja nuk anon nё favor tё tyre. Autori i kёtij indeksi, Roberto Weber, i tha POLITICO-s se pakёnaqёsia po rritet pёr 2 arsye: premtime jo-realiste nga partitё politike dhe rritja ekonomike e cila nuk shpërndahet nё mёnyrё tё barabartё.

Por nuk duhen harruar dhe ata Italianё qё kanё tё drejtёn e votёs por zgjedhin tё mos votojnё: njё numёr ky qё rritet cdo vit, vecanёrisht nё jug tё vendit. Nё 2013 aftёrsisht 25 pёrqind e vendit qёndruan nё shtёpi ditёn e zgjedhjeve, nё jug kjo shifёr ishte 36 pёrqind. Kjo shifёr ёshtё gati dyfishi i 20 viteve mё parё.

Nё Janar, Fondi Monetar Ndёrkombёtar paralajmёroi se rinia Europiane ( 16-34 vjecarёt) është nё “rrezik varfёrie” sepse zotёron “mё pak se 5 pёrqind tё pasurisё nё Europё.” Ky ёshtё edhe rasti nё Itali. Nё njё sondazh nga muaji Janar, rreth 50 pёrqind e Italianёve nёn 30 vjeç u shprehёn se nuk do tё votonin.

Nё njё studim mbi pakёnaqёsinё ndaj politikёs Italiane, Observatori Giovani, qё monitoron bindjet politike tё tё rinjve doli nё pёrfundimin se qytetarёt nёn 30-vjec qё nuk mbёshtesin asnjё nga partitё nё garё pёrbёjnё mbi 40 pёrqind.

“5 Yjet”, ndёrkohё ka rreth 30 pёrqind mbështetje nga tё rinjtё.

Gratё janё mё tё pakёnaqura se burrat, jugu dhe veriu janё mё tё pakёnaqur se pjesa qёndrore, dhe tё rinjtё e papunё raportojnё tё jenё grupimi mё i zhgёnjyer nga politika./Politico

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne