Arrest shtëpie drejtorit të IT që akuzohet se vodhi në TIMS, SPAK bëri ekspertizën me kërkesë të prokurorisë

Sistemi TIMS nuk ka nevojë për backup dhe as për kopjim të dhënash, mbasi vet rregullohet pa ndërhyrje mekanike nga jashtë. Kjo përgjigje e laboratorit të SPAK dërguar prokurores Anisa Qilimi, i ka vënë pikat mbi i për pozicionin dhe veprimet e dyshimta të Ervin Muçës, drejtor i Teknologjisë dhe Informacionit në policinë e shtetit ndaj të cilit gjykata me kërkesë të prokurorisë shpalli masë sigurie arrest shtëpi dhe pezullim nga detyra.

Prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e SPAK duke shmangur policinë shkencore në Tiranë, jo vetëm për shkak të laboratorit të sofistikuar që ka Prokuroria e Posaçme por edhe për evituar dyshimet për  dekonspirimin të hetimeve. Një hard disk i sekuestruar, serverat dhe një kompjuter që i përket një nëpunëseje të identifikuar janë këqyrur e së bashku me to edhe pamjet filmike që tregojnë çfarë ndodhi tetë muaj më parë.

Bëhet me dije se Muça u asistua nga një punonjës i AKSH, ndërkohë që përdori kredencialet e vartësit të tij për ndërhyrjen e paligjshme që solli kopjimin e TIMS. I pyetur nga prokuroria e Tiranës, i dyshuari këmbëngul se sapo kishte marrë detyrën dhe e kreu backup për të garantuar sistemin, një version qe hidhet poshtë shkencërisht nga këqyrjet dhe aktekspertizat dhe për këtë arsye ish-zyrtari u vendos nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në sistem.

Hetimet provojnë se ndërhyrja ndodhi mesnatën e dy gushtit 2023. Në 17 gusht i ngarkuari me punë i SHBA mbajti takim me ministrin e Brendshëm duke inkurajuar një hetim të shpejtë shprehu shqetësimin e amerikanëve. Sistemi TIMS grumbullon dhe ruan të dhënat e shtetasve jo vetëm mbi hyrje daljet në kufi, por edhe fotografitë e tyre dhe të dhënat personale si mëmësia, atësia, vitlindja por dhe nëse ka patur jo rekorde në të kaluarën.

Menjëherë mbas masës kufizuese për ish-zyrtarin, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes reaguan duke e larguar nga detyra, ndërkohë që aktualisht për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS-i dhe administrimin e tyre ka hapur siparin në fillim të prillit një komision hetimor. Sipas ligjit verifikimi i masës duhet të ndodhe brenda tre ditëve para gjyqtarit Edvan Velçani./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne