Arrest shtëpie për gruan që braktisi foshnjën në bodrum

Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Egljanta Isufin.

30-vjeçarja akuzohet për braktisjen e foshnjës së saj të porsalindur, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg. Ndërkohë një ekspertizë psiqike dhe psikologjike pritet t’i bëhet, me kërkesë të mbrojtjes

Isufi e lindi foshnjën dhe e la në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë. Një ditë më pas i porsalinduri ndërroi jetë.

Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, pasi është e pamartuar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne