Arrestimet e Speciales në Kosovë, Thaçi: Serbia ka bërë rreth 400 masakra mbi popullsinë shqiptare, askush nuk është dënuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën serbe të 26 shtatorit 1998 kur u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri  të Epërme.

Thaçi thotë se ajo është një prej rreth 400 masakrave të shtetit serb mbi popullsinë shqiptare, dhe askush nuk është dënuar deri më sot.

Ky mesazh i Thaçit vjen një ditë pas bastisjes së zyrave të OVL të UÇK-së në Prishtinë, dhe arrestimeve të kryetarit Gucati dhe nënkryetarin Haradinaj.

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm!/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne