Arrestimi i avokatit Barjami, a iu ngrit kurth në sallën e gjyqit? Çfarë zbulon audio dhe pse gjyqtarja mban anën e prokurorit

Nga ajo që është publikuar, duket se avokatit Barjami iu ngrit një kurth në sallën e gjyqit, kur në momentin që ai paralajmëron kallëzimin penal, prokurori njofton arrestimin dhe gjyqtarja mban ‘lojën’ për t’a konsideruar fjalën e avokatit si ‘kërcënim’.

Mbrëmjen e së shtunës u raportua arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ndërsa preteksi që u përdor për vendosjen e masës ekstreme të sigurisë ishte një debat në sallën e gjyqit.

Avokati Barjami, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij Maksim Lika, ka thënë se do të merrej personalisht me prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqëosre, duke i kallëzuar penalisht për atë që e konsideron si manipulim provash kundër klientit të tij.

Nga ky moment, referuar edhe një video të publikuar nga avokati Arben Llangozi, ka një reagim ekstrem të prokurorit Gjergji Ceka që dëgjohet të thotë se ‘avokati duhet arrestuar’.

Më pas ka një reagim të ashpër të gjyqtares, e cila referuar audios nga seanca gjyqësore, paralajmëron disa herë avokatin, duke interpretuar deklaratën e avokatit me të njëjtën gjatësi vale si prokurori, pra e konsideron kërcënim.

Nga ajo që është publikuar, duket se avokatit Barjami iu ngrit një kurth në sallën e gjyqit, kur në momentin që ai paralajmëron kallëzimin penal, prokurori njofton arrestimin dhe gjyqtarja mban ‘lojën’ për t’a konsideruar fjalën e avokatit si ‘kërcënim’.

Nuk funksion me kërcënime në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë sallës së gjyqit.

Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, do marr masa sic e përcakton Kodi i Procedurës. Përqëndroju te mbrojtja e klientit tënd, ose do të caktoj një avokat tjetër kryesisht dhe do të nxjerr përjashta.

Ky lloj komunikimi me mua si gjyqtare, në sallën e gjyqit nuk funksionon”, dëgjohet të thotë gjyqtarja, Megi Strakosha, e cila hapur mban anën e Prokurorit, në një kohë kur në sallën e gjyqit ajo ka rolin e një ‘arbitri’ për të vlerësuar provat dhe faktet që paraqiten nga avokatët dhe prokurorët, që kanë të njëjtin status në proces.

Pjesë nga audio

Avokati: Kërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova, një ndër to tregon se ka pasqyrim të rremë të të dhënave Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim

Prokurori: Do arrestohet ai

Gjyqtarja: Hera e fundit, nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi çfarë bëni jashtë kësaj salle, ky lloj komunikimi në sallë me mua gjyqtare nuk lejohet, përqendrohu tek mbrojtja ose të nxjerr përjashta dhe caktoj një avokat kryesisht. Paralajmërimi i fundit.

Reagimet

Arrestimi i avokatit Barjami, ndonëse i paralajmëruar referuar audios që publikuar, është pasuar nga reagime të Dhomës së Avokatëve.

Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë”, bëmn me dije Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë në reagimin mbi rastin.

Më tej vijohet me faktin se Prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.

“Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”

Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim”, sqaron Dhoma e Avokatisë.

Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe me pseudonimin “Suci”, një emër që përflitet për lidhje të ngushta me të shumëkërkuarin Emiljano Shullazi.

Maksim Lika u ndalua së fundmi në kuadër të një aksioni blic në qytetin e Elbasanit, që kishte në shënjestër elementë të botës së krimit. /Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne