Arrestimi i drejtorit të burgut 313 Eduart Struga, gazetarja jep detaje: Dyshohet se është përfshirë në korrupsion me tendera ushqimesh

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin gjatë ditës së sotme nga policia të drejtorit të burgut 313, Eduard Struga.

Raportohet se Struga është i dyshuar për korrupsion me tendera ushqimesh.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe vartës së tij dhe ata janë shoqëruar në polici. Duhet thënë se Eduart Struga është një emër i njohur për institucionet e burgjeve.

Ai drejtonte burgun 313 prej disa kohësh, ndërsa kishte karrierë të gjatë në polici. Struga ka drejtuar sektorin e drogës për shumë vite.

Dyshohet se Struga ka qenë kreu i kësaj skeme. Hetimet kanë treguar këtë fakt dhe pas 2 ditësh pritet që shefi i 313 të dalë në gjykatë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne