Shqiperia

Koronavirusi/ Rama publikon videon horror: Kemi hyrë në zonën e zjarrit

Nga Edi Rama

*kujdes, mbani fëmijët larg nga videoja bashkëngjitur

-SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!

-SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!

-SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!

-SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

-SOT JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR,

PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM VRIMA NË BARRIKADAT TONA!