Arrestimi i Goros për të shpëtuar Ramën dhe Xhaçkën

Me urdhër të SPAK, GJKKO ka caktoi masat e sigurisë arrest me burg për Kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Bashkë me këtë të fundit SPAK ka urdhëruar edhe arrestimin e një tjetër personi, ndërsa për 3 të akuzuar të tjerë GJKKO ka vendosur masat “arrest shtëpie” bazuar në kërkesën që prokurori i SPAK Olsi Dado ka çuar në Gjykatë.

Sipas raportimeve, Goro është arrestuar në Dhërmi, sapo ka lënë ambientet e një lokali, ndërsa mbahej në survejim nga agjentët e BKH-së. Arrestimi i Goros ka lidhje me hetimet që SPAK ka zhvilluar përsa i takon investimit strategjik të Artan Gaxhit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Por duket se arrestimi i Goros është një shkarkim përgjegjësie për të shpëtuar Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën. Pikërisht ky i fundit ishte ai që shpalli investitor strategjik bashkëshortin e Olta Xhaçkës, teksa kjo e fundit ishte ministre.

Në konflikt të pastër interesi, ashtu si edhe në rastet e ngjashme të shpalljes së investitorëve strategjikë të miqve apo klaneve që i qëndrojnë rrotull, ndoshta duke ngrënë edhe qofte me ta, sikundër e ka akuzuar ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, nuk është çudi që Edi Rama të thotë se edhe Goro ka ngrënë dardhat pas kurrizit të tij, duke u bërë kurbani i rradhës mes socialistëve dhe rilindasve që shkojnë “pas hekurave” ndërsa ai që firmos “fap fap fap” vendimet mbetet i pacënuar.

Denoncimi ndaj Goros është bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i arrestuar në mënyrë të dyshimtë pas sulmeve politike të Edi Ramës, dhe që u akuzua e dënua për korrupsion zgjedhor, duke mos u lejuar të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrën.

Goro është thirrur katër herë në SPAK  në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës. Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS. Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.

SPAK edhe këtë radhë është kujdesur që të anashkalojë përgjegjësin e vërtetë të grabitjes së pronave në Himarë, i cili është Edi Rama, urdhëruesi publik i drejtësisë.  Është botërisht e ditur që as Jorgo Goro, as Olta Xhaçka, mandati i të cilës mbahet me forcë në sirtarët e Kuvendit me urdhër të Ramës, nuk kanë fuqi të ndëetojnë skema të tilla pa leje dhe miratim të tij. /syrinet

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne