Arrestimi i ish-këshilltarit të Xhaçkës/ Ja çfarë thotë kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur lidhur me arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi.

Altin Dumani tha se SPAK ka bashkëpunuar për arrestimin e tij.

Dumani u shpreh se arrestimi u bë për llogari të autoriteteve spanjolle por SPAK hetoi lidhur faktin nëse ka çështje që e implikojnë atë me vepra të jashtëligjshme në Shqipëri.

Ai shprehet se nëse do të ketë diçka konkrete gjithsecili do japë llogari.

“Nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”.

Arrestimi i Amant Josifit:

 

Amant Josifi, këshilltari i ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka është arrestuar në Dubai për llogari të autoriteteve spanjolle, për mashtrime me Call Centre.

Fillimisht autoritetet spanjolle dërguan një kërkesë Shqipërisë ku kërkohej arrestimi i Josifit, ortak i Olsi Ramës, por ai nuk u kap brenda territorit të Shqipërisë.

Për të zbuluar lidhjet midis Call Center-ave në Shqipëri dhe faqeve mashtruese të investimeve të “Group”, hetuesit spanjollë kanë analizuar 3 milionë emaile të dërguara nëpërmjet dhjetëra plaformash të ndryshme, ku evidentohet ndërlidhja e platformave ‘call center’ me kompanitë e tjera të lidhura me organizatën kriminale./ CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne