Arrestohen gjashtë persona në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona. Blutë njoftojnë se të arrestiarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Arrestime janë kryer edhe nga efektivë të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Arrestohen në flagrancë gjashtë shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u konstatua duke hedhur në tokë 13 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 59 vjeç, sepse dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit M. Xh., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën “Xhoxh W Bush”, në afërsi të ushtarit të panjohur, i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. K., 55 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

-G. I., 45 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l.

Më datë 23.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. M., 22 vjeç, sepse në orën 00:40, pas Muzeut Kombëtar, së bashku me dy persona të tjerë , pas një konflikti të çastit, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Dibër, të cilit i kanë marrë edhe telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme‘, njofton policia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne