Sindikata e mjekëve paralajmëroi protesta, vjen reagimi nga qeveria, nesër takim me…

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në lidhje me pagat dhe kushtet në të cilat punojnë por policia nuk iu ka dhënë leje. Ndërkohë mësohet se kryeministri Edi Rama ka thirrur mjekët në një takim nesër në orën 09:30.

Sipas burimeve zyrtare, takimi do të zhvillohet me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD)

Sindikata e mjekëve ka hartuar një shkresë me 4 kërkesa. Një kërkesë e tyre ishte që të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetë gjatë përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Mjekët kanë kërkuar po ashtu rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit.

“Dëshirojmë rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit shëndetësor. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetëso. T’i sigurohen të gjitha kushtet personelit”, thuhet në kërkesat e mjekëve drejtuar qeverisë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne