Shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Hoti kërkon mirëkuptimin e Ramës

Shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Lajmi konfirmohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili tregon arsyet në një postim në “Twitter”. Hoti shkruan se është dakorduar me kryeministrin Edi Rama që mbledhja e parashikuar të premten, të mbahet më 2 tetor.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne