Arrestohen komunistët maqedone që nuk duan anëtarësim në NATO

Katër demonstrues të partisë “E Majta” janë arrestuar dhe më vonë mbrëmë janë liruar, pasi që kanë dalë me transparent “Kundër luftës për profite”, gjatë prezantimit të djeshëm të pajisjeve të ushtrive të Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qendër të Shkupit.

“E Majta” dje mbajti konferencë për media në të cilën kundërshtoi mbajtjen e stërvitjes ushtarake të ushtarëve amerikanë “Dragon Gardian 2017” në Maqedoni dhe kumtoi se është kundër anëtarësimit të vendit në NATO. “Ne jemi kundër militarizimit të shoqërisë, kundër militarizmit që po e përhapin SHBA-të me këtë demonstrim të forcës në Maqedoni. Me këtë defile ne u dërguam ftesë të drejtpërdrejtë terroristëve, ndërkohë që si shtet jemi të paaftë për t’u përballur edhe me një stuhi ca më të madhe shiu. Ne duam që paratë të shpenzohen për arsim të mirë dhe për shëndetësi të mirë”, porositi “E Majta”.Në kuadër të stërvitjes ushtarake “Dragon Gardian 2017” mbrëmë në Shkup, te porta “Maqedonia”, u organizua prezantim i pajisjeve ARM-së dhe ushtrisë amerikane. Përveç prezantimit të pajisjeve, qytetarët patën mundësi të ndjekin edhe një demonstrim të shkathtësive ushtarake për vetëmbrojtje. /FLAKA/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne