Arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak, u kap me 100 kg marijuanë

Policia e Shkodrës ka ndaluar dy ditë më parë, anëtarin e Këshillit Bashkik të Vaut të Dejës, Dod Dodani, bashkë me tre persona të tjerë që po transportonin një sasi prej 100 kg marijuanë.

Dodani, banues në fshatin Mnelë të Bashkisë Vau i Dejës, ishte përfaqësues i Aleancës Demokristiane në Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës që nga viti 2015.

Ai u ndalua në rrugën Lezhë-Shkodër, në hyrje të qytetit të Shkodrës pranë një karburanti së bashku me shtetasit Nardi Malaj 45 vjeç, Jozef Ndoci 34 vjeç dhe Aurel Tanushi 24 vjeç, të tre nga fshatrat e Velipojës.

Ata kishin ndaluar fillimisht me mjetin e tyre tip Audi në një pikë karburanti që nuk ishte në funksion.

Pasi kanë parë Policinë ata kanë braktisur makinën dhe ia kanë mbathur për tu arrestuar më pas nga Policia.

Gjatë kontrollit të makinës, atyre iu gjetën në bagazh 100 kg marijuanë.

Krahas lëndës narkotikë që iu gjend në makinë, Dodanit gjatë kontrollit në banesë iu gjendën edhe 42,2 gramë kanabis sativa si dhe fara të bimëve narkotike në një sasi prej 179 gramësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne